Albanian Bible

Zbulesa 11

Zbulesa

Return to Index

Chapter 12

1


 

   Ishte shtatzėnė e bėrtiste nga dhembjet dhe mundimet e lindjes.  

 

 


2


 

   Dhe u duk njė shenjė tjetėr nė qiell: dhe ja, njė dragua i madh i kuq qė kishte shtatė kokė dhe dhjetė brirė, dhe mbi kokat e tij kishte shtatė kurora.  

 

 


3


 

   Dhe bishti i tij tėrhiqte pas vetes tė tretėn pjesė te yjeve tė qiellit dhe i hodhi mbi tokė. Dhe dragoi qėndroi pėrpara gruas qė ishte gati pėr tė lindur, pėr tė gllabėruar birin e saj kur ta kishte lindur.  

 

 


4


 

   Dhe ajo lindi njė bir mashkull, i cili duhet tė qeverisė gjithė kombet me skeptėr tė hekurt; dhe biri i saj u rrėmbye pranė Perėndisė dhe fronit tė tij.  

 

 


5


 

   Dhe gruaja iku nė shkretėtirė, ku kishte vend tė pėrgatitur nga Perėndia, qė tė ushqehet atje njė mijė e dyqind e gjashtėdhjetė ditė.  

 

 


6


 

   Edhe u bė luftė nė qiell: Mikaeli dhe engjėjt e tij luftuan kundėr dragoit; edhe dragoi dhe engjėjt e tij luftuan,  

 

 


7


 

   por nuk fituan, e nuk u gjet mė pėr ta vend nė qiell.  

 

 


8


 

   Kėshtu dragoi i madh, gjarpėri i lashtė, qė ėshtė quajtur djall, edhe Satan, qė mashtron gjithė dheun, u hodh mbi tokė; me tė u hodhėn edhe engjėjt e tij.  

 

 


9


 

   Atėherė dėgjova njė zė tė madh nė qiell qė thoshte: ``Tani arriti shpėtimi, fuqia dhe mbretėria e Perėndisė tonė, dhe pushteti i Krishtit tė tij; sepse u hodh poshtė paditėsi i vėllezėrve tanė, ai qė i padiste pėrpara Perėndisė tonė ditė e natė.  

 

 


10


 

   Dhe ata e fituan atė me anė tė gjakut tė Qengjit, dhe me anė tė fjalės sė dėshmisė sė tyre; dhe nuk e deshėn jetėn e tyre deri nė vdekje.  

 

 


11


 

   Prandaj gėzohuni, o qiej, dhe ju qė rrini nė ta. Mjerė ju banorė tė tokės e tė detit, sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemėrim tė madh, duke ditur se ka pak kohė``.  

 

 


12


 

   Dhe, kur dragoi pa se u hodh pėr tokė, pėrndoqi gruan qė lindi birin mashkull.  

 

 


13


 

   Dhe iu dhanė gruas dy krahėt e shqiponjės sė madhe, qė tė fluturojė nė shkretėtirė nė vendin e saj, ku tė ushqehet njė kohė, disa kohė dhe gjysmėn e njė kohe, larg pranisė sė gjarprit.  

 

 


14


 

   Atėherė gjarpri qiti nga goja e tij ujė si njė lumė prapa gruas, qė atė ta merrte lumi,  

 

 


15


 

   dhe toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojėn e vet dhe pėrpiu lumin qė dragoi kishte nxjerrė nga goja e vet.  

 

 


16


 

   Dhe dragoi u zemėrua kundėr gruas dhe shkoi tė bėjė luftė me tė tjerėt, pasardhjes sė saj, tė atyre qė i ruajnė urdhėrimet e Perėndisė dhe qė kanė dėshminė e Jezu Krishtit.  

 

 


17


 

   Dhe u ndala mbi rėrėn e detit.  

 

 


Zbulesa 13

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: