Albanian Bible

Luka 12

Luka

Return to Index

Chapter 13

1


 

   Pikėrisht nė atė kohė ishin aty disa qė i treguan pėr ata Galileasve, gjakun e tė cilėve Pilati e kishte pėrzier me flijimet e tyre.  

 

 


2


 

   Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``A mendoni ju se ata Galileas ishin mė shumė mėkatarė nga gjithė Galileasit e tjerė, sepse vuajtėn tė tilla gjėra?  

 

 


3


 

   Unė po ju them: Jo! Por nėse ju nuk pendoheni, do tė vdisni tė gjithė me tė njėjtėn mėnyrė.  

 

 


4


 

   Ose, a mendoni ju qė ata tė tetėmbėdhjetė, mbi tė cilėt ra kulla nė Siloe dhe i vrau, ishin mė shumė fajtorė se gjithė banorėt e Jeruzalemit?  

 

 


5


 

   Unė po ju them: Jo! Por nėse ju nuk pendoheni, do tė vdisni tė gjithė me tė njėjtėn mėnyrė``.  

 

 


6


 

   Atėherė ai tha kėtė shėmbėlltyrė: ``Njė njeri kishte njė fik tė mbjellė nė vreshtin e tij; ai erdhi e kėrkoj fryte, por nuk gjeti.  

 

 


7


 

   Atėherė i tha vreshtarit: "Ja, u bėnė tre vjet tashmė qė unė vij e kėrkoi frytin e kėtij fiku dhe s`po gjej; preje; pse tė zėrė kot tokėn?".  

 

 


8


 

   Por ai u pėrgjigj dhe tha: "Zot, lėre edhe kėtė vit, qė ta punoj pėrreth dhe t`i hedh pleh  

 

 


9


 

   dhe, po dha fryt, mirė; pėrndryshe, pastaj do ta presėsh"``. Shėrimi i njė gruaje tė paralizuar  

 

 


10


 

   Njė tė shtunė Jezusi po mėsonte nė njė sinagogė.  

 

 


11


 

   Dhe ja, ishte njė grua, e cila prej tetėmbėdhjetė vjetėsh kishte njė frymė lėngate, dhe ajo ishte krejt e kėrrusur dhe nė asnjė mėnyrė nuk drejtohej dot.  

 

 


12


 

   Dhe kur Jezusi e pa, e thirri pranė vetes dhe i tha: ``O grua, ti je e liruar nga lėngata jote``.  

 

 


13


 

   Dhe i vuri duart mbi tė dhe ajo u drejtua menjėherė, dhe pėrlėvdonte Perėndinė.  

 

 


14


 

   Por kryetari i sinagogės, i indinjuar sepse Jezusi kishte shėruar ditėn e shtunė, iu drejtua turmės dhe i tha: ``Gjashtė janė ditėt kur duhet tė punohet; ejani, pra, tė shėroheni nė ato ditė dhe jo ditėn e shtunė``.  

 

 


15


 

   Atėherė Zoti u pėrgjigj dhe tha: ``Hipokritė! A nuk e zgjidh secili nga ju tė shtunave nga grazhdi kaun e vet, ose gomarin e ta ēojė pėr tė pirė?  

 

 


16


 

   A nuk duhej, pra, tė zgjidhej nga kėto pranga, ditėn e shtunė, kjo qė ėshtė bijė e Abrahamit dhe qė Satani e mbajti lidhur prej tetėmbėdhjetė vjetėsh?``.  

 

 


17


 

   Dhe, kur ai thoshte kėto gjėra, tė gjithė kundėrshtarėt e tij mbetėn tė turpėruar, ndėrsa mbarė turma gėzohej pėr tė gjitha veprat madhėshtore qė ai kishte kryer.  

 

 


18


 

   Atėherė ai tha: ``Kujt i pėrngjan mbretėria e Perėndisė, me se ta krahasoj?  

 

 


19


 

   I ngjan kokrrės sė sinapit, qė njė njeri e mori dhe e hodhi nė kopshtin e vet; pastaj u rrit dhe u bė njė pemė e madhe, dhe zogjtė e qiellit erdhėn e kėrkuan strehė nė degėt e saj``.  

 

 


20


 

   Pastaj tha pėrsėri: ``Me se ta krahasoj mbretėrinė e Perėndisė?  

 

 


21


 

   Ajo i ngjan majasė qė e merr njė grua dhe e pėrzien me tri masa mielli deri sa tė mbruhet i gjithė``.  

 

 


22


 

   Dhe ai kalonte nėpėr qytete dhe fshatra duke mėsuar, e kėshtu po i afrohej Jeruzalemit.  

 

 


23


 

   Dhe njė njeri e pyeti: ``Zot, a janė pak ata qė do tė shpėtohen?``. Ai u tha atyre:  

 

 


24


 

   ``Pėrpiquni tė hyni nėpėr derė tė ngushtė, sepse unė po ju them se shumė do tė kėrkojnė tė hyjnė dhe nuk do tė munden.  

 

 


25


 

   Kur i zoti i shtėpisė ėshtė ēuar dhe ka mbyllur derėn, ju atėherė, qė keni mbetur jashtė, do tė filloni tė trokitni nė derė duke thėnė: "Zot, Zot, na e hap". Por ai, duke u pėrgjigjur, do tė thotė: "Nuk e di nga vini".  

 

 


26


 

   Atėherė do tė filloni tė thoni: "Po ne hėngrėm dhe pimė me ty dhe ti mėsove ndėr rrugėt tona".  

 

 


27


 

   Por ai do thotė: "Unė po ju them se nuk di nga vini; largohuni nga unė, tė gjithė ju qė bėni paudhėsi".  

 

 


28


 

   Atje do tė jetė qarje dhe kėrcėllim dhėmbėsh, kur tė shihni Abrahamin, Isakun, Jakobin dhe gjithė profetėt nė mbretėrinė e Perėndisė, ndėrsa ju do tė dėboheni pėrjashta.  

 

 


29


 

   Dhe do tė vijnė nga lindja e nga perėndimi, nga veriu dhe nga jugu, dhe do tė ulen nė tryezė nė mbretėrinė e Perėndisė.  

 

 


30


 

   Dhe ja, disa ndėr tė fundit do tė jenė tė parėt, dhe disa nga tė parėt do tė jenė tė fundit``.  

 

 


31


 

   Po nė atė ditė disa farisenj erdhėn dhe i thanė: ``Nisu dhe largohu prej kėtej, sepse Herodi do tė tė vrasė``.  

 

 


32


 

   Dhe ai u pėrgjigj atyre: ``Shkoni e i thoni asaj dhelpre: "Ja, sot dhe nesėr po dėboj demonė dhe kryej shėrime, dhe tė tretėn ditė po i jap fund punės sime".  

 

 


33


 

   Por sot, nesėr e pasnesėr mė duhet tė ec, sepse nuk mundet qė njė profet tė vdesė jashtė Jeruzalemit.  

 

 


34


 

   Jeruzalem, Jeruzalem, qė i vret profetet dhe i vret me gurė ata qė tė janė dėrguar! Sa herė desha t`i mbledh bijtė e tu sikurse klloēka i mbledh nėn krahė zogjtė e vet, por ju nuk deshėt!  

 

 


35


 

   Ja, shtėpia juaj ju lihet e shkretė. Dhe unė po ju them se nuk do tė mė shihni mė deri sa tė vijė koha tė thoni: "Bekuar qoftė ai qė vjen nė emėr tė Zotit"``.  

 

 


Luka 14

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: