Albanian Bible

Zakaria 8

Zakaria

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Orakulli i fjalės sė Zotit kundėr vendit tė Hadrakut dhe Damasku vendpushimi i tij (sepse sytė e njerėzve tė tė gjitha fiseve tė Izraelit i drejtohen Zotit),  

 

 


2


 

   dhe kundėr Hamathit, qė ėshtė nė kufi me tė, dhe kundėr Tiros dhe Sidonit, ndonėse ata janė shumė tė urtė.  

 

 


3


 

   Tiro ka ndėrtuar njė fortesė dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugėve.  

 

 


4


 

   Ja, Zoti do ta rrėzojė nga fuqia dhe do tė shkatėrrojė pushtetin e tij nė det, dhe ai do tė konsumohet nga zjarri.  

 

 


5


 

   Ashkeloni do ta shohė dhe do tė ketė frikė, edhe Gaza do tė pėrpėlitet nga dhėmbja e madhe dhe po kėshtu Ekroni, sepse shpresa e tij do tė pėsojė zhgėnjim. Mbreti do tė zhduket nga Gaza dhe Ashkeloni nuk do tė banohet mė.  

 

 


6


 

   Njė popull bastard do tė banojė nė Ashdod, dhe unė do tė asgjėsoj krenarinė e Filistejve.  

 

 


7


 

   Do tė heq gjak nga goja e tij dhe gjėrat e neveritshme nga dhėmbėt e tij, dhe ai gjithashtu do tė jetė njė i mbetur pėr Perėndinė tonė dhe do tė jetė si njė kryetar nė Judė, dhe Ekroni si Jebuzeu.  

 

 


8


 

   Do tė fushoj rreth shtėpisė sime pėr ta mbrojtur nga ēfarėdo ushtrie, nga kush shkon dhe kush vjen; asnjė shtypės nuk do tė kalojė mė nga ata, sepse tani pashė vetė me sytė e mi.  

 

 


9


 

   Ngazėllo me tė madhe, o bijė e Sionit, lėsho britma gėzimi, o bijė e Jeruzalemit! Ja, mbreti yt po tė vjen; ai ėshtė i drejtė dhe sjell shpėtimin, i pėrulur dhe i hipur mbi njė gomar, mbi njė gomar tė ri.  

 

 


10


 

   Unė do t`i zhduk qerret nga Efraimi dhe kuajt nga Jeruzalemi; harqet e luftės do tė asgjėsohen. Ai do t`u flasė pėr paqe kombeve; sundimi i tij do tė shtrihet nga deti nė det, dhe nga Lumi deri nė skaj tė dheut.  

 

 


11


 

   Sa pėr ty, pėr shkak tė gjakut tė besėlidhjes sime me ty, i ēlirova robėrit e tu nga gropa pa ujė.  

 

 


12


 

   Kthehuni nė fortesė, o ju robėr tė shpresės! Pikėrisht sot unė deklaroj se do tė tė jap dyfishin.  

 

 


13


 

   Do ta pėrkul Judėn pėr mua si harkun tim dhe me Efraimin do ta mbush me shigjeta, dhe do t`i ngre nė kėmbė bijtė e tu, o Sion, kundėr bijve tė tu, o Javan, dhe do tė tė bėj si shpata e njė njeriu tė fuqishėm.  

 

 


14


 

   Atėherė mbi ta do tė duket Zoti dhe shigjeta e tij do tė niset si njė rrufe. Zoti, Zoti, do t`i bjerė borisė dhe do tė pėrparojė bashkė me shakullimat e jugut.  

 

 


15


 

   Zoti i ushtrive do t`i mbrojė; kėshtu ata do tė gllabėrojnė dhe do tė shkelin gurėt e hobeve tė armiqve tė tyre, do tė pijnė dhe do tė bėjnė zhurmė si tė nxitur nga vera dhe do tė jenė plot me gjak si legenat e vegjėl qė pėrdoren pėr flijime, si brirėt e altarit.  

 

 


16


 

   Zoti, Perėndia i tyre, do t`i shpėtojė atė ditė, si kopeja e popullit tė tij, sepse do tė jenė si gurėt e ēmuar tė njė kurore, qė do tė ngrihen lart si njė flamur mbi tokėn e tij.  

 

 


17


 

   Sa e madhe do tė jetė mirėsia e tij dhe sa e madhe bukuria e tij! Gruri do t`i rritė tė rinjtė, dhe mushti vajzat.  

 

 


Zakaria 10

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: