Albanian Bible

Osea 6

Osea

Return to Index

Chapter 7

1


 

   "Kur dėshiroja tė shėroja Izraelin, atėherė u zbulua paudhėsia e Efraimit dhe ligėsia e Samarisė, sepse veprojnė me falsitet: vjedhėsi hyn, njė bandė vjedhėsish bėn sulme jashtė.  

 

 


2


 

   Atyre nuk u shkon nė mend qė unė nuk e harroj gjithė ligėsinė e tyre. Tani veprimet e tyre i rrethojnė nga ēdo anė; ato qėndrojnė para fytyrės sime.  

 

 


3


 

   Me ligėsitė e tyre gėzojnė mbretin dhe me gėnjeshtrat e tyre krerėt e tyre.  

 

 


4


 

   Janė tė gjithė shkelės tė kurorės, si njė furrė e ngrohur nga furrtari, qė nuk e nxit mė zjarrin mbasi ka brumosur miellin deri sa tė vijė brumi.  

 

 


5


 

   Nė ditėn e mbretit tonė, krerėt e kanė bėrė tė sėmuret afshin e verės; mbreti u ka shtrirė dorėn tallėsve.  

 

 


6


 

   Ndėrsa rrinė nė pritė, ata e pėrgatitin zemrėn e tyre si njė furrė; furrtari i tyre fle tėrė natėn, dhe nė mėngjes furra e tyre tė djeg me njė zjarr flakėrues.  

 

 


7


 

   Tė gjithė janė tė zjarrtė si njė furrė dhe i hanė gjykatėsit e tyre; gjithė mbretėrit e tyre kanė rėnė, por asnjė prej tyre nuk mė kėrkon.  

 

 


8


 

   Efraimi pėrzihet me popujt, Efraimi ėshtė njė kulaē i pakthyer.  

 

 


9


 

   Tė huajt gllabėrojnė forcėn e tij, por ai nuk e vė re; po flokėt e kokės kanė ngjyrė tė pėrhime, por ai nuk i vė re.  

 

 


10


 

   Kryelartėsia e Izraelit dėshmon kundėr tij, sepse ata nuk kthehen tek Zoti, Perėndia i tyre, nuk e kėrkojnė megjithėatė.  

 

 


11


 

   Efraimi ėshtė njė pėllumbeshė budallaēkė, pa mend; ata thėrresin Egjiptin, shkojnė nė Asiri.  

 

 


12


 

   Ndėrsa shkojnė, do tė shtrij mbi ta rrjetėn time dhe do t`i bėj qė tė rrėzohen si zogjtė e qiellit; do t`i ndėshkoj, siē u paralajmėrua nė asamblenė e tyre.  

 

 


13


 

   Mjerė ata, sepse janė larguar prej meje! Shkatėrrim pėr ta, sepse janė rebeluar kundėr meje! Unė do tė doja t`i shpengoja, por ata thonė gėnjeshtra kundėr meje.  

 

 


14


 

   Ata nuk mė thėrresin me zemrėn e tyre, por ankohen nė shtratin e tyre. Mblidhen bashkė pėr grurin dhe verėn dhe rebelohen kundėr meje.  

 

 


15


 

   Megjithėse i kam dėnuar dhe kam pėrforcuar krahėt e tyre, ata thurin tė keqen kundėr meje.  

 

 


16


 

   Ata kthehen, por jo te Shumė i Larti; janė si njė hark qė gabon; krerėt e tyre do tė bien nga shpata pėr shkak tė tėrbimit tė gjuhės sė tyre; kjo do t`i bėjė qesharakė nė vendin e Egjiptit".  

 

 


Osea 8

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: