Albanian Bible

Fjalėt e urta 14

Fjalėt e urta

Return to Index

Chapter 15

1


 

   Pėrgjigja e ėmbėl e fashit zemėrimin, por fjala therėse e nxit zemėrimin.  

 

 


2


 

   Gjuha e tė urtėve pėrdor dijen ndershmėrisht, por goja e budallenjve nxjerr marrėzira.  

 

 


3


 

   Sytė e Zotit janė kudo pėr tė shikuar tė kėqijtė dhe tė mirėt.  

 

 


4


 

   Njė gjuhė e shėndoshė ėshtė njė dru i jetės, por gjuha e ēoroditur e sfilit shpirtin.  

 

 


5


 

   Budallai e pėrēmon korrigjimin e atit tė tij, por ai qė e ēmon kritikėn vepron me zgjuarsi.  

 

 


6


 

   Nė shtėpinė e tė drejtit ka bollėk tė madh, por nė tė ardhurat e tė pabesit ka telashe.  

 

 


7


 

   Buzėt e tė urtėve pėrhapin dijen, por nuk vepron kėshtu zemra e budallenjve.  

 

 


8


 

   Sakrifica e tė pabesėve ėshtė njė neveri pėr Zotin, por lutja e njerėzve tė drejtė i pėlqen atij.  

 

 


9


 

   Rruga e tė pabesit ėshtė njė neveri pėr Zotin, por ai do atė qė ndjek drejtėsinė.  

 

 


10


 

   Njė qortim i rėndė pret atė qė braktis rrugėn e drejtė, ai qė urren kritikėn ka pėr tė vdekur.  

 

 


11


 

   Sheoli dhe Abadoni janė para Zotit; ca mė tepėr janė zemrat e bijve tė njerėzve!  

 

 


12


 

   Tallėsi nuk e do atė qė e kritikon; ai nuk shkon tek tė urtėt.  

 

 


13


 

   Njė zemėr e gėzuar e bėn tė lumtur fytyrėn, por nga pikėllimi i zemrės fryma dėrrmohet.  

 

 


14


 

   Zemra e njeriut me mend kėrkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrėzi.  

 

 


15


 

   Tė gjitha ditėt e tė varfėrit janė tė kėqija, por pėr njė zemėr tė kėnaqur ka festė pėrherė.  

 

 


16


 

   Mė mirė pak me frikėn e Zotit, se sa njė thesar i madh me shqetėsime.  

 

 


17


 

   Mė mirė njė pjatė me perime nė tė cilėn ka dashuri se sa njė ka i majmur nė tė cilin ka urrejtje.  

 

 


18


 

   Njeriu gjaknxehtė nxit grindje, por ai qė nuk zemėrohet shpejt i qetėson grindjet.  

 

 


19


 

   Rruga e pėrtacit ėshtė si njė gardh ferrash, por shtegu i njerėzve tė drejtė ėshtė i sheshtė.  

 

 


20


 

   Biri i urtė gėzon tė atin, por njeriu budalla pėrēmon tė ėmėn.  

 

 


21


 

   Marrėzia ėshtė gėzim pėr atė qė nuk ka mend, por njeriu qė ka mend ecėn drejt.  

 

 


22


 

   Planet dėshtojnė ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka njė mori kėshilltarėsh.  

 

 


23


 

   Njė njeri ndjen gėzim kur mund tė jap njė pėrgjigje dhe sa e mirė ėshtė fjala qė thuhet nė kohėn e duhur!  

 

 


24


 

   Njeriun e matur rruga e jetės e ēon lart nė mėnyrė qė tė evitojė Sheolin poshtė.  

 

 


25


 

   Zoti do tė shkatėrrojė shtėpinė e krenarėve, por do t`i bėjė tė qėndrueshėm kufijtė e gruas sė ve.  

 

 


26


 

   Mendimet e kėqija janė tė neveritshme pėr Zotin, por fjalėt e ėmbla janė tė pastra.  

 

 


27


 

   Kush lakmon fitime vė nė rrezik shtėpinė e vet, por ai qė i urren dhuratat ka pėr tė jetuar.  

 

 


28


 

   Zemra e tė drejtit mendon thellė se si duhet tė pėrgjigjet, por goja e tė pabesit vjell gjėra tė kėqija.  

 

 


29


 

   Zoti u rri larg tė pabesėve, por dėgjon lutjet e tė drejtėve.  

 

 


30


 

   Drita e syve gėzon zemrėn, njė lajm i mirė i fortėson kockat.  

 

 


31


 

   Veshi qė e dėgjon kritikėn e jetės ka pėr tė qėndruar bashkė me tė urtėt.  

 

 


32


 

   Kush nuk pranon qortimin e pėrēmon vetė shpirtin e tij, por ai qė dėgjon qortimin bėhet mė i urtė.  

 

 


33


 

   Frika e Zotit ėshtė njė mėsim diturie, dhe pėrpara lavdisė vjen pėrulėsia.  

 

 


Fjalėt e urta 16

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: