Albanian Bible

Psalmet 85

Psalmet

Return to Index

Chapter 86

1


 

   Vėri veshin, o Zot, dhe pėrgjigjmu, sepse jam i dėshpėruar dhe nevojtar.  

 

 


2


 

   Ruaje jetėn time sepse jam i shenjtė; ti je Perėndia im; shpėtoje shėrbėtorin tėnd qė ka besim te ti.  

 

 


3


 

   Ki mėshirė pėr mua, o Zot, sepse tė kėlthas ty tėrė ditėn.  

 

 


4


 

   Gėzoje shėrbėtorin tėnd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.  

 

 


5


 

   Sepse ti, o Zot, je i mirė dhe i gatshėm tė falėsh, dhe tregon mirėsi tė madhe ndaj gjithė atyre qė tė kėrkojnė.  

 

 


6


 

   Vėri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes pėr britmėn e pėrgjėrimeve tė mia.  

 

 


7


 

   Unė tė kėrkoj nė ditėn e fatkeqėsisė sime, sepse ti do tė mė pėrgjigjesh.  

 

 


8


 

   Nuk ka asnjė tė barabartė me ty midis perėndive, o Zot, as ka vepra tė njėllojta me tė tuat.  

 

 


9


 

   Tėrė kombet qė ti ke krijuar do tė vinė tė bien pėrmbys para teje, o Zot, dhe do tė pėrlėvdojnė emrin tėnd.  

 

 


10


 

   Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetėm ti je Perėndia.  

 

 


11


 

   Mėsomė rrugėn tėnde, o Zot, dhe unė do tė ec nė tė vėrtetėn tėnde; bashkoje zemrėn time me frikėn e emrit tėnd.  

 

 


12


 

   Unė do tė tė lėvdoj, o Zot, Perėndia im, me gjithė zemėr, dhe do ta pėrlėvdoj emrin tėnd pėrjetė.  

 

 


13


 

   Sepse e madhe ėshtė mirėsia jote ndaj meje; ti ke shpėtuar shpirtin tim nga Sheoli.  

 

 


14


 

   O Perėndi, njerėz kryelartė kanė dalė kundėr meje dhe njė turmė njerėzish tė dhunės kėrkojnė jetėn time dhe nuk tė vė ty para syve tė tyre.  

 

 


15


 

   Por ti, o Zot, je njė Perėndi i mėshirshėm dhe i dhembshur qė zemėrohet ngadalė dhe qė ka shumė mirėsi dhe tė vėrtetė.  

 

 


16


 

   Kthehu nga unė dhe ki mėshirė pėr mua; jepi forcėn tėnde shėrbėtorit tėnd dhe shpėto birin e shėrbėtores sate.  

 

 


17


 

   Tregomė njė shenjė tė dashamirėsisė sate, me qėllim qė ata qė mė urrejnė ta shohin dhe tė mbeten tė shushatur, duke parė qė ti, o Zot, mė ke ndihmuar dhe mė ke ngushėlluar.  

 

 


Psalmet 87

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: