Albanian Bible

Psalmet 40

Psalmet

Return to Index

Chapter 41

1


 

   Lum ai qė kujdeset pėr tė varfėrin; Zoti do ta ēlirojė ditėn e fatkeqėsisė.  

 

 


2


 

   Zoti do ta ruajė dhe do ta mbajė tė gjallė; ai do tė jetė i lumtur mbi tokė dhe ti nuk do ta lėsh nė duart e armiqve tė tij.  

 

 


3


 

   Zoti do ta ndihmojė nė shtratin e sėmundjes; gjatė sėmundjes sė tij, o Zot, ti do ta transformosh plotėsisht shtratin e tij.  

 

 


4


 

   Unė kam thėnė: "O Zot, ki mėshirė pėr mua, ma shėro shpirtin, sepse kam mėkatuar kundėr teje".  

 

 


5


 

   Armiqtė e mi ndjellin tė keqen, duke thėnė: "Kur do tė vdesė dhe kur do tė zhduket emri i tij?".  

 

 


6


 

   Nė rast se dikush prej tyre vjen tė mė shikojė, gėnjen, ndėrsa zemra e tij mbledh paudhėsi; pastaj del jashtė dhe e pėrhap rreth e rrotull.  

 

 


7


 

   Tė gjithė ata qė mė urrejnė, pėshpėritin bashkė kundėr meje; kundėr meje kurdisin tė keqen,  

 

 


8


 

   duke thėnė: "Njė e keqe e tmerrshme e ka zėnė dhe ai nuk do tė ngrihet kurrė mė nga vendi ku dergjet".  

 

 


9


 

   Madje edhe miku im i ngushtė, tek i cili kisha besim dhe qė hante bukėn time, ka ngritur kundėr meje thembrėn e tij.  

 

 


10


 

   Por ti, o Zot, ki mėshirė pėr mua dhe mė ēo nė kėmbė qė tė mund t`ua shpaguaj.  

 

 


11


 

   Nga kjo e di qė ti mė pėlqen, nė rast se armiku im nuk triumfon mbi mua.  

 

 


12


 

   Sa pėr mua, mė ke pėrkrahur nė ndershmėrinė time dhe mė ke vendosur nė praninė tėnde pėr gjithnjė.  

 

 


13


 

   Qoftė i bekuar Zoti, Perėndia i Izraelit, pėrjetė. Amen, amen.  

 

 


Psalmet 42

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: