Albanian Bible

Ester 3

Ester

Return to Index

Chapter 4

1


 

   Kur Mardokeu mėsoi tė gjitha ato qė kishin ndodhur, grisi rrobat e tij, u mbulua me njė thes dhe me hi dhe doli nėpėr qytet, duke lėshuar britma tė forta dhe plot hidhėrim;  

 

 


2


 

   dhe arriti deri te porta e mbretit, sepse nuk lejohej qė asnjeri i mbuluar me thes tė hynte te porta e mbretit.  

 

 


3


 

   Nė ēdo krahinė, ku arritėn urdhėri i mbretit dhe dekreti i tij, pati njė keqardhje tė madhe pėr Judejtė, me agjerime, me tė qara dhe vajtime; dhe shumė njerėz u mbuluan me njė thes dhe me hi.  

 

 


4


 

   Vajzat e Esterit dhe eunukėt e saj erdhėn t`ia njoftojnė ngjarjen, dhe mbretėresha u angėshtua shumė; pastaj i dėrgoi rroba Mardokeut, qė t`i vishte dhe tė hiqte nga trupi i tij thesin, por ai nuk i pranoi.  

 

 


5


 

   Atėherė Esteri thirri Hathakun, njerin nga eunukėt e mbretit tė caktuar prej tij t`i shėrbenin asaj dhe e urdhėroi tė shkonte te Mardokeu pėr tė mėsuar se ēfarė gjė e brengoste dhe pėr ē`arėsye.  

 

 


6


 

   Kėshtu Hathaku shkoi te Mardokeu nė sheshin e qytetit, qė ndodhej pėrballė portės sė mbretit.  

 

 


7


 

   Mardokeu i tregoi tėrė ato qė i kishin ndodhur dhe pėrmėndi gjithashtu shumėn e parave qė Hamani kishte premtuar tė derdhte nė thesarin mbretėror pėr tė siguruar shkatėrrimin e Judejve;  

 

 


8


 

   i dha gjithashtu njė kopje tė tekstit tė dekretit qė ishte shpallur nė Suzė pėr shfarosjen e tyre, me qėllim qė t`ia tregonte Esterit, t`ia shpjegonte asaj dhe ta urdhėronte tė shkonte te mbreti pėr ta lutur me tė madhe dhe pėr tė ndėrhyrė pranė tij nė favor tė popullit tė tij.  

 

 


9


 

   Kėshtu Hathaku u kthye tek Esteri dhe i njoftoi fjalėt e Mardokeut.  

 

 


10


 

   Atėherė Esteri i foli Hathakut dhe e urdhėroi tė shkonte e t`i thoshte Mardokeut:  

 

 


11


 

   "Tėrė shėrbėtorėt e mbretit dhe populli i krahinave tė tij e dinė qė cilido burrė ose grua qė hyn nė oborrin e brendshėm pėr tė shkuar te mbreti, pa qenė i thirrur, duhet tė dėnohet me vdekje, nė bazė tė njė ligji tė veēantė, veē po tė jetė se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetėm kėshtu ai do tė shpėtojė jetėn e tij. Dhe kaluan tanimė tridhjetė ditė qė nuk jam thirrur pėr tė shkuar te mbreti".  

 

 


12


 

   Kėshtu ia njoftuan Mardokeut fjalėt e Esterit,  

 

 


13


 

   dhe Mardokeu iu pėrgjigj Esterit: "Mos mendo se do tė shpėtosh vetėm ti nga gjithė Judejtė, sepse ndodhesh nė pallatin e mbretit.  

 

 


14


 

   Sepse po tė jetė se ti hesht nė kėtė moment, ndihma dhe ēlirimi do tė vijnė pėr Judejtė nga njė anė tjetėr; por ti dhe shtėpia e atit tėnd do tė shuheni. Pėrveē kėsaj, kush e di nėse ėshtė pikėrisht pėr njė kohė tė tillė qė ti ke arritur nė pozitė mbretėrore?".  

 

 


15


 

   Atėherė Esteri urdhėroi t`i pėrgjigjeshin Mardokeut kėshtu:  

 

 


16


 

   "Shko, mblidh tėrė Judejtė qė ndodhen nė Suzė, dhe agjeroni pėr mua; rrini pa ngrėnė dhe pa pirė tri ditė, natė e ditė. Edhe unė me vajzat e mia do tė agjerojmė nė tė njėjtėn mėnyrė; pastaj do tė hyj te mbreti; megjithėse njė gjė e tillė ėshtė kundėr ligjit; dhe nė qoftė se duhet tė vdes, do tė vdes".  

 

 


17


 

   Mardokeu iku dhe bėri tė gjitha gjėrat qė Esteri kishte urdhėruar.  

 

 


Ester 5

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: