Albanian Bible

Nehemia 8

Nehemia

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Ditėn e njėzetekatėrt tė po atij muaji, bijtė e Izraelit tė veshur me thasė dhe tė mbuluar me dhe, u mblodhėn pėr njė agjerim.  

 

 


2


 

   Ata qė i pėrkisnin fisit tė Izraelit u ndanė nga gjithė tė huajt dhe u paraqitėn pėr tė rrėfyer mėkatet e tyre dhe paudhėsitė e etėrve tė tyre.  

 

 


3


 

   Pastaj u ngritėn nė kėmbė nė vendin e tyre dhe lexuan librin e ligjit tė Zotit, Perėndisė tė tyre, pėr njė tė katėrtėn pjesė tė ditės; dhe pėr njė tė katėr tjetėr tė ditės bėnė rrėfimin e mėkateve qė kishin bėrė dhe ranė pėrmys pėrpara Zotit, Perėndisė tė tyre.  

 

 


4


 

   Pastaj Jeshua, Bani, Kadmieli, Shebaniahu, Buni, Sherebiahu, Bani dhe Kenani u ngjitėn mbi tribunėn e Levitėve dhe i klithėn me zė tė lartė Zotit, Perėndisė tė tyre.  

 

 


5


 

   Levitėt Jeshua, Kadmiel, Bani, Hashabnejahu, Sherebiahu, Hodijahu, Shebanjahu dhe Pethahiahu thanė: "Ēohuni dhe bekoni Zotin, Perėndinė tuaj, nga pėrjetėsia nė pėrjetėsi! Qoftė i bekuar emri yt i lavdishėm, qė lartėsohet mbi ēdo bekim dhe lėvdim!  

 

 


6


 

   Vetėm ti je Zoti! Ti ke bėrė qiejtė, qiejtė e qiejve dhe tėrė ushtrinė e tyre, dheun dhe tėrė ato qė qėndrojnė mbi tė, detet dhe gjithēka qė ėshtė nė ta. Ti i mban gjallė tėrė kėto gjėra dhe ushtria e qiejve tė adhuron.  

 

 


7


 

   Ti je Zoti, Perėndia qė ka zgjedhur Abramin; e nxore nga Uri i Kaldeasve dhe i dhe emrin Abraham.  

 

 


8


 

   Ti e gjete zemrėn e tij besnike para teje dhe bėre njė besėlidhje me tė pėr t`u dhėnė pasardhėsve tė tij vendin e Kananejve, tė Hitejve, tė Amorejve, tė Perezejve, tė Jebusejve dhe tė Girgasejve; ti e mbajte fjalėn tėnde; sepse je i drejtė.  

 

 


9


 

   Ti ke parė hidhėrimin e etėrve tanė nė Egjipt dhe ke dėgjuar britmėn e tyre pranė Detit tė Kuq.  

 

 


10


 

   Ke bėrė mrekulli dhe ēudi kundėr Faraonit, kundėr tėrė shėrbėtorėve tė tij dhe kundėr tėrė popullit tė vendit tė tij, sepse e dije qė ata ishin sjellė me paturpėsi me etėrit tonė. Kėshtu i bėre njė emėr vetes qė mbetet edhe sot.  

 

 


11


 

   Ti ke ndarė detin para tyre, dhe ata kaluan nė mes tė detit nė tė thatė, ndėrsa ti i hidhje nė humnerė ndjekėsit e tyre si njė gur nė ujėra tė furishme.  

 

 


12


 

   Ti i ke udhėhequr ditėn me njė kallonė reje dhe natėn me njė kollonė zjarri pėr t`i ndriēuar rrugėn nė tė cilėn do tė ecnin.  

 

 


13


 

   Zbrite gjithashtu mbi malin Sinai, u fole nga qielli dhe u dhe dekrete tė drejta dhe ligje tė sė vėrtetės, statute dhe urdhėrime tė mira.  

 

 


14


 

   U bėre tė njohur tė shtunėn tėnde tė shenjtė dhe u dhe urdhėrime, statute dhe njė ligj me anė tė Moisiut, shėrbėtorit tėnd.  

 

 


15


 

   Ti gjithashtu u dhe bukė nga qielli kur ishin tė uritur dhe u bėre qė tė buronte ujė nga shkėmbi kur kishin etje; dhe i urdhėrove ata tė shkonin tė merrnin nė zotėrim vendin qė ishe betuar t`u jepje.  

 

 


16


 

   Por ata dhe etėrit tanė u sollėn me mendjemadhėsi, e fortėsuan zverkun e tyre dhe nuk iu bindėn urdhėrimeve tė tua.  

 

 


17


 

   Kundėrshtuan tė bindeshin dhe nuk kujtuan mrekullitė qė ti kishe bėrė midis tyre; ngurtėsuan pėrkundrazi zverkun e tyre dhe nė rebelimin e tyre zgjodhėn njė kryetar pėr t`u kthyer nė skllavėrinė e tyre. Por ti je njė Perėndi i gatshėm qė tė falė, shpirtmadh, plot mėshirė, i ngadalshėm nė zemėrim dhe plot mirėsi. Ti nuk i ke braktisur,  

 

 


18


 

   as atėherė kur bėnė njė viē prej metali tė shkrirė dhe thanė: "Ky ėshtė perėndia yt qė tė nxori nga Egjipti!"; kėshtu bėnė njė gjė blasfeme.  

 

 


19


 

   Megjithatė nė shpirtmadhėsinė tėnde tė madhe nuk i ke braktisur nė shkretėtirė; kollona e resė nuk u largua prej tyre gjatė ditės pėr t`i udhėhequr ata nė ecje, dhe kollona e zjarrit gjatė natės pėr t`ua ndriēuar atyre rrugėn nėpėr tė cilėn do tė ecnin.  

 

 


20


 

   Ke dhėnė Frymėn tėnde tė mirė pėr t`i mėsuar; nuk ua ke refuzuar manėn tėnde gojėve tė tyre dhe u ke dhėnė ujė kur ishin tė etur.  

 

 


21


 

   Pėr dyzet vjet i ke ushqyer nė shkretėtirė, dhe nuk u ka munguar asgjė; rrobat e tyre nuk u prishėn dhe kėmbėt e tyre nuk u ėnjtėn.  

 

 


22


 

   U dhe gjithashtu mbretėri dhe popuj, duke u caktuar krahinat mė tė largėta; kėshtu ata shtinė nė dorė vendin e Sihonit, vendin e mbretit tė Heshbonit dhe vendin e Ogut, mbretit tė Bashanit.  

 

 


23


 

   I shumėzove bijtė e tyre si yjet e qiellit dhe i fute nė vendin nė tė cilin u kishe thėnė etėrve tė tyre tė hynin pėr ta shtėnė nė dorė.  

 

 


24


 

   Kėshtu bijtė e tyre hynė dhe zotėruan vendin; ti ke poshtėruar para tyre banorėt e vendit, Kananejtė, dhe i dhe nė duart e tyre bashkė me mbretėrit e tyre dhe me popujt e vendit, me qėllim qė ata tė bėnin ēfarė t`u pėlqente.  

 

 


25


 

   Ata pushtuan qytete tė fortifikuara dhe njė tokė pjellore dhe hynė nė zotėrim tė shtėpive plot me tė mira, tė sternave tė gatshme, tė vreshtave, tė ullishteve dhe tė pemėve frutore me bollėk; ata hėngrėn, u ngopėn, u majmėn dhe jetuan nė gėzim pėr shkak tė mirėsisė sate tė madhe.  

 

 


26


 

   Megjithatė ata u treguan tė pabindur, u rebeluan kundėr teje, e hodhėn ligjin tėnd prapa krahėve, vranė profetėt e tu qė u bėnin thirrje tė riktheheshin te ti dhe kryen gjėra blasfeme.  

 

 


27


 

   Prandaj ti i dhe nė duart e armiqve tė tyre, qė i shtypėn; por nė kohėn e fatkeqėsisė sė tyre ata klithėn te ti, dhe ti i dėgjove nga qielli, dhe ti, me dhembshurinė tėnde tė madhe, u dhe atyre disa ēlirimtarė qė i shpėtuan nga duart e armiqve tė tyre.  

 

 


28


 

   Por kur ata kishin paqe, fillonin pėrsėri tė bėnin tė keqen pėrpara teje; prandaj ti i braktise nė duart e armiqve tė tyre, qė i sundonin; megjithatė, kur pėrsėri kėlthitnin, ti i dėgjoje nga qielli, kėshtu qė nė shpirtmadhėsinė tėnde i ke ēliruar shumė herė.  

 

 


29


 

   Ti i nxisje tė ktheheshin nė ligjin tėnd, por ata bėheshin krenarė dhe nuk u bindeshin urdhėrimeve tė tua, dhe mėkatonin kundėr dekreteve tė tua me anėn e tė cilėve, nė qoftė se dikush i zbaton nė praktikė, shpėton jetėn; hiqnin shpatullat e tyre nga zgjedha, e fortėsonin zverkun e tyre dhe kundėrshtonin tė bindeshin.  

 

 


30


 

   Pate durim me ta shumė vjet me radhė, duke i nxitur me Frymėn tėnde dhe me gojėn e profetėve tė tu, por ata nuk deshėn tė tė dėgjojnė; atėherė ti i dhe nė duart e popujve tė vendeve tė ndryshme.  

 

 


31


 

   Por nė mėshirėn tėnde tė madhe nuk i shkatėrrove plotėsisht dhe nuk i braktise, sepse je njė Perėndi zemėrbutė dhe i mėshirshėm.  

 

 


32


 

   Tani pra, o Perėndia ynė, Perėndia i madh, i fuqishėm dhe i tmerrshėm, qė respekton besėlidhjen dhe mėshirėn tė mos tė duket para teje si gjė e vogėl fatkeqėsia qė ka rėnė mbi ne, mbi mbretėrit tanė, mbi krerėt tanė, mbi priftėrinjtė tanė, mbi profetėt tanė, mbi prindėrit tanė dhe mbi tėrė popullin tėnd, nga koha e mbretėrve tė Asirisė e deri nė ditėn e sotme.  

 

 


33


 

   Megjithatė ti ke qenė i drejtė nė tė gjitha gjėrat qė na kanė ndodhur, sepse ti ke vepruar me besnikėri, ndėrsa ne kemi vepruar me pabesi.  

 

 


34


 

   Mbretėrit tanė, krerėt tanė, priftėrinjtė tanė dhe etėrit tanė nuk kanė zbatuar nė praktikė ligjin tėnd dhe as qė u janė bindur urdhėrimeve dhe porosive me tė cilat i nxitje.  

 

 


35


 

   Edhe kur tė gjendeshin nė mbretėrinė e tyre, nė mirėqėnien e madhe qė ti u kishe siguruar atyre dhe nė vendin e gjerė dhe pjellor qė ti u kishe vėnė nė dispozicion, nuk tė shėrbyen dhe nuk i braktisėn veprimet e tyre tė kėqija.  

 

 


36


 

   Dhe ja, sot jemi skllevėr! jemi skllevėr nė vendin qė u kishe dhėnė etėrve tanė, qė tė hanin frytet e tij dhe tė gėzonin tė mirat.  

 

 


37


 

   Kėshtu prodhimet e bollshme tė tij u shkojnė mbretit qė ti ke vendosur mbi ne pėr shkak tė mėkateve tona; ata sundojnė trupat tona dhe mbi bagėtinė tonė ashtu si duan; dhe ne ndodhemi nė ankth tė madh.  

 

 


38


 

   Pėr shkak tė gjithė kėsaj, ne marrim njė zotim tė vendosur dhe e vėmė me tė shkruar; dhe krerėt tanė, Levitėt tanė dhe priftėrinjtė tanė do tė vėnė vulėn e tyre mbi tė.  

 

 


Nehemia 10

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: