Albanian Bible

Nehemia 1

Nehemia

Return to Index

Chapter 2

1


 

   Nė muajin e Nisanit, vitin e njėzetė tė mbretit Artakserks, sapo e sollėn verėn para tij, unė e mora verėn dhe ia zgjata atij. Unė nuk kisha qenė i trishtuar kurrė nė prani tė tij.  

 

 


2


 

   Prandaj mbreti mė tha: "Pse ke pamje tė trishtuar, ndonėse nuk je i sėmurė? Kjo nuk mund tė jetė veēse njė trishtim i zemrės". Atėherė mė zuri njė frikė shumė e madhe,  

 

 


3


 

   dhe i thashė mbretit: "Rroftė mbreti pėrjetė! Si mund tė mos jetė fytyra ime e trishtuar kur qyteti ku janė varrosur etėrit e mi ėshtė shkatėrruar dhe portat e tij janė konsumuar nga zjarri?".  

 

 


4


 

   Mbreti mė tha: "Ēfarė kėrkon?". Atėherė unė iu luta Perėndisė tė qiellit  

 

 


5


 

   dhe pastaj iu pėrgjigja mbretit: "Nė qoftė se kjo i pėlqen mbretit dhe shėrbėtori yt ka gjetur mirėdashje nė sytė e tu, mė lejo tė shkoj nė Judė, nė qytetin e varreve tė etėrve tė mi, qė ta rindėrtoj atė".  

 

 


6


 

   Mbreti mė tha (mbretėresha i rrinte ulur nė krah): "Sa do tė zgjasė udhėtimi dhe kur do tė kthehesh?". Kėshtu i pėlqeu mbretit tė mė lėrė tė shkoj dhe unė i tregova njė afat kohe.  

 

 


7


 

   Pastaj i thashė mbretit: "Nė rast se kėshtu i pėlqen mbretit, tė mė jepen letra pėr qeveritarėt e krahinės matanė Lumit qė tė mė japin lejen e kalimit deri sa tė arrijė nė Judė,  

 

 


8


 

   dhe njė letėr pėr Asafin, mbikėqyrėsin e pyllit tė mbretit, qė tė mė japė lėndėn e drurit pėr tė ndėrtuar portat e qytezės sė bashkuar me tempullin, pėr muret e qytetit dhe pėr shtėpinė nė tė cilėn do tė shkoj tė banoj". Mbreti mė dha letrat, sepse dora mirėdashėse e Perėndisė tim ishte mbi mua.  

 

 


9


 

   Arrita kėshtu te qeveritarėt e krahinės matanė Lumit dhe u dhashė atyre letrat e mbretit. Me mua mbreti kishte dėrguar njė trup pėrcjellės tė pėrbėrė nga komandantė tė ushtrisė dhe nga kalorės.  

 

 


10


 

   Por kur Sanballati, Horoniti dhe Tobiahu, shėrbėtori i Amonit, e mėsuan kėtė gjė, u shqetėsuan shumė, sepse kishte ardhur njė burrė qė kėrkonte tė mirėn e bijve tė Izraelit.  

 

 


11


 

   Kėshtu arrita nė Jeruzalem dhe qėndrova atje tri ditė.  

 

 


12


 

   Pastaj u ngrita natėn me pak burra tė tjerė, por nuk i thashė gjė asnjeriut nga ato qė Perėndia im mė kishte vėnė nė zemėr tė bėja pėr Jeruzalemin. Nuk kisha me vete asnjė kafshė tjetėr, barre, veē asaj sė cilės i kisha hipur.  

 

 


13


 

   Dola natėn nga porta e Luginės, nė drejtim tė burimit tė Dragoit dhe tė portės sė Plehut, duke kontrolluar kėshtu muret e Jeruzalemit qė ishin plot me tė ēara dhe portat e tij tė konsumuara nga zjarri.  

 

 


14


 

   Vazhdova pastaj me portėn e Burimit dhe pishinėn e Mbretit, por nuk kishte vend nga tė kalonte kafsha mbi tė cilėn kisha hipur.  

 

 


15


 

   Atėherė iu ngjita natėn luginės, duke inspektuar gjithnjė muret; mė nė fund u ktheva prapa, duke hyrė nga porta e Luginės, dhe kėshtu u ktheva.  

 

 


16


 

   Zyrtarėt nuk dinin se ku kisha shkuar dhe as me se isha marrė. Deri nė atė ēast nuk u kisha thėnė asgjė Judejve, priftėrinjve, parisė, zyrtarėve dhe as atyre qė merreshin me punimet.  

 

 


17


 

   Atėherė u thashė atyre: "Ju e shikoni gjendjen e mjeruar nė tė cilat ndodhemi: Jeruzalemi ėshtė shkatėrruar dhe portat e tij janė konsumuar nga zjarri! Ejani, t`i rindėrtojmė muret e Jeruzalemit, dhe kėshtu nuk do tė jemi mė tė turpėruar!".  

 

 


18


 

   U tregova pastaj atyre si dora bamirėse e Perėndisė tim kishte qenė mbi mua si dhe fjalėt qė mbreti mė kishte thėnė. Atėherė ata thanė: "Tė ngrihemi dhe t`i vihemi ndėrtimit!". Kėshtu morėn kurajo pėr t`i forcuar duart e tyre pėr kėtė punė tė rėndėsishme.  

 

 


19


 

   Por kur Sanbalati, Horoniti dhe Tobiahu, shėrbėtori Amonit, dhe Geshemi, Arabi, e mėsuan kėtė gjė, filluan tė tallen dhe tė na pėrbuzin, duke thėnė: "Ēfarė po bėni? Mos doni, vallė, tė ngrini krye kundėr mbretit?".  

 

 


20


 

   Atėherė unė u pėrgjigja dhe u thashė atyre: "Do tė jetė vetė Perėndia i qiellit qė do tė na sigurojė suksesin. Ne, shėrbėtorėt e tij, do tė fillojmė ndėrtimin, por pėr ju nuk do tė ketė as pjesė, as tė drejtė, as kujtim nė Jeruzalem".  

 

 


Nehemia 3

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: