Albanian Bible

1 i Kronikave 12

1 i Kronikave

Return to Index

Chapter 13

1


 

   Davidi u kėshillua me komandantėt e mijėshėve e dhe tė qindėshėve dhe me tė gjithė princat.  

 

 


2


 

   Pastaj Davidi i tha tėrė asamblesė sė Izraelit: "Nė qoftė se kjo ju duket e mirė dhe nė se na vjen nga Zoti, Perėndia ynė, t`u ēojmė fjalė vėllezėrve tanė qė kanė mbetur nė tė gjitha krahinat e Izraelit, dhe me ta edhe priftėrinjve dhe Levitėve nė qytetet e tyre dhe tokat pėr kullotė tė mblidhen pranė nesh,  

 

 


3


 

   dhe ta sjellim pėrsėri arkėn e Perėndisė tonė te ne, sepse nuk e kemi kėrkuar nė kohėn e Saulit".  

 

 


4


 

   Tėrė asambleja pranoi tė vepronte kėshtu, sepse kjo gjė dukej e drejtė nė sytė e tėrė popullit.  

 

 


5


 

   Atėherė mblodhi tėrė Izraelin nga Shihori i Egjiptit, deri nė hyrje tė Hamathit, pėr ta sjellė pėrsėri arkėn e Perėndisė nga Kiriath-Jearimi.  

 

 


6


 

   Pastaj Davidi me tėrė Izraelin u nis nė drejtim tė Baalahut, domethėnė nė drejtim tė Kirjath-Jearimit qė ishte pronė e Judės, pėr tė mbartur qė andej arkėn e Perėndisė, tė Zotit, qė rri mbi kerubinėt, ku pėrmėndet emri i tij.  

 

 


7


 

   Nga shtėpia e Abinadabit e transportuan arkėn e Perėndisė mbi njė qerre tė re. Uza dhe Ahio e ngisnin qerren.  

 

 


8


 

   Davidi dhe tėrė Izraeli e kremtonin kėtė ngjarje pėrpara Perėndisė me tėrė forcat e tyre, me kėngė dhe qeste, me harpe, dajre, cembale dhe bori.  

 

 


9


 

   Kur arritėn nė lėmin e Kidonit, Uza shtriu dorėn pėr tė mbajtur arkėn, sepse qetė ishin penguar.  

 

 


10


 

   Atėherė zemėrimi i Zotit shpėrtheu kundėr Uzės dhe e goditi, sepse kishte shtrirė dorėn e tij mbi arkė; ai vdiq atje pėrpara Perėndisė.  

 

 


11


 

   Davidi u hidhėrua shumė sepse Zoti kishte hapur njė tė ēarė nė popull duke goditur Uzėn. Prandaj ky vend quhet edhe sot e Ēara e Uzės.  

 

 


12


 

   Atė ditė Davidi pati frikė nga Perėndia dhe tha: "Si mund ta transportoj arkėn e Perėndisė nė shtėpinė time?".  

 

 


13


 

   Kėshtu Davidi nuk deshi ta kishte arkėn pranė vetes nė qytetin e Davidit, por e kaloi nė shtėpinė e Obed-Edomit nga Gathi.  

 

 


14


 

   Arka e Perėndisė mbeti tre muaj pranė familjes sė Obed-Edomit nė shtėpinė e saj; dhe Zoti bekoi shtėpinė e Obed-Edomit dhe gjithshka qė ishte pronė e tij.  

 

 


1 i Kronikave 14

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: