Albanian Bible

2 i Mbretėrve 17

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 18

1


 

   Nė vitin e tretė tė Hoseas, birit tė Elahut, mbret i Izraelit, filloi tė mbretėrojė Ezekia, bir i Ashazit, mbret i Judės.  

 

 


2


 

   Ishte njėzet e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi njėzet e nėntė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Abi; ishte bijė e Zakarias.  

 

 


3


 

   Ai bėri atė qė ishte e drejtė nė sytė e Zotit, sipas tėrė atyre qė kishte bėrė Davidi, ati i tij.  

 

 


4


 

   I hoqi nga vendi vendet e larta, bėri copė-copė shtyllat e shenjta, rėzoi Asherahun dhe bėri copė-copė gjarpėrin prej bronzi qė e pat bėrė Moisiu, sepse deri nė atė kohė bijtė e Izraelit i kishin ofruar temjan dhe e quajti Nehushtan.  

 

 


5


 

   Ai pati besim tek Zoti, Perėndia i Izraelit; dhe mbas tij, midis tėrė mbretėrve tė Judės, nuk pati asnjė si ai, as edhe midis atyre qė kishin qenė para tij.  

 

 


6


 

   Mbeti i lidhur me Zotin, nuk pushoi sė ndjekuri gjurmėt e tij dhe respektoi urdhėrimet qė Zoti i kishte dhėnė Moisiut.  

 

 


7


 

   Kėshtu Zoti mbeti pranė tij, dhe atij i dilnin mbarė tė gjitha ndėrmarrjet e tij. Ngriti krye kundėr mbretit tė Asirisė dhe nuk iu nėnshtrua mė;  

 

 


8


 

   mundi Filistejtė deri nė Gaza dhe aty ku arrinte territori i tyre, nga kulla e rojes deri nė qytetin e fortifikuar.  

 

 


9


 

   Vitin e katėrt tė mbretit Ezekia, qė ishte viti i shtatė i Hoseas, birit tė Elahut, mbret i Izraelit, Shalmaneseri, mbret i Asirisė, doli kundėr Samarisė dhe e rrethoi.  

 

 


10


 

   Dhe pas tre vjetve e pushtoi; vitin e gjashtė tė Ezekias, qė ishte viti i nėntė i Hoseut, mbretit tė Izraelit, Samaria u pushtua me forcė.  

 

 


11


 

   Mbreti i Asirisė i shpėrnguli pastaj Izraelitėt nė Asiri dhe i vendosi nė Halah dhe mbi Haborin, lumė i Gozanit, dhe nė qytetet e Medasve,  

 

 


12


 

   sepse nuk i ishin bindur zėrit tė Zotit, Perėndisė tė tyre, dhe kishin shkelur besėlidhjen e tij; tėrė ato qė Moisiu, shėrbėtor i Zotit, kishte urdhėruar ata as e kishin dėgjuar, as e kishin vėnė nė praktikė.  

 

 


13


 

   Vitin e katėrmbėdhjetė tė mbretit Ezekia, Senasheribi, mbret i Asirisė, doli kundėr tėrė qyteteve tė fortifikuara tė Judės dhe i pushtoi.  

 

 


14


 

   Atėherė Ezekia, mbret i Judės, dėrgoi t`i thotė mbretit tė Asirisė nė Lakish: "Kam mėkatuar; tėrhiqu prej meje dhe kam pėr tė pranuar tė gjitha ato qė do tė mė caktosh". Mbreti i Asirisė i caktoi Ezekias, mbretit tė Judės, treqind talenta argjendi dhe tridhjetė talenta ari.  

 

 


15


 

   Kėshtu Ezekia dha tėrė argjendin qė gjendej nė shtėpinė e Zotit dhe nė thesaret e pallatit tė mbretit.  

 

 


16


 

   Nė atė kohė Ezekia hoqi nga portat e tempullit tė Zotit dhe nga shtalkat arin me tė cilin Ezekia, mbret i Judės, i kishte veshur dhe ia dha mbretit tė Asirisė.  

 

 


17


 

   Atėherė mbreti i Asirisė i dėrgoi Ezekias, nga Lakishi nė Jeruzalem, Tartanin, Rabsarisin dhe Rabshakehun me njė ushtri tė madhe. Ata dolėn dhe arritėn nė Jeruzalem. Kur arritėn nė Jeruzalem, shkuan  

 

 


18


 

   Kur thėrritėn mbretin, u ndalėn pėrballė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekti i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti.  

 

 


19


 

   Atėherė Rabshakehu u tha atyre: "Shkoni t`i thoni Ezekias: Kėshtu thotė i madhi, mbret i Asirisė: Ku e gjen gjithė kėtė besim?  

 

 


20


 

   A mendon vallė qė kėshilla dhe forca pėr tė bėrė luftė janė vetėm fjalė tė kota? Te kush ke besim kur ke ngritur krye kundėr meje?  

 

 


21


 

   Ja tani, ti ke besim nė pėrkrahjen e kėtij kallami tė thyer, qė ėshtė Egjipti, qė ēan dorėn e atij qė mbėshtetet nė tė dhe e shpon. I tillė ėshtė pikėrisht Faraoni, mbreti i Egjiptit, pėr tėrė ata qė kanė besim tek ai.  

 

 


22


 

   Ndofta do tė mė thoni: "Ne kemi besim tek Zoti, Perėndia ynė". A nuk ėshtė, vallė, po ai pėr tė cilin Ezekia ka hequr vendet e larta dhe altarėt, duke i thėnė Judės dhe Jeruzalemit: "Ju do tė adhuroni vetėm pėrpara kėtij altari nė Jeruzalem"?  

 

 


23


 

   Tani vėr njė bast me zotėrinė tim, mbretin e Asirisė! Unė do tė jap dy mijė kuaj, nė rast se ti je nė gjendje tė gjesh kalorėsit qė u hipin.  

 

 


24


 

   Si mund ta bėsh tė tėrhiqet qoftė edhe njė kapiten tė vetėm midis shėrbėtorėve mė tė vegjėl tė zotėrisė sime? Megjithatė ke besim tek Egjipti pėr tė pasur qerre dhe kalorės.  

 

 


25


 

   Tani, a kam dalė, vallė, pa Zotin kundėr kėtij vendi pėr ta shkatėrruar? Zoti mė ka thėnė: "Dil kundėr kėtij vendi dhe shkatėrroje".  

 

 


26


 

   Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, Shebna dhe Joashi i thanė Rabshakehut: "Tė lutem, folu shėrbėtorėve tė tu nė gjuhėn aramaike, se ne e kuptojmė; por mos na fol nė gjuhėn hebraike, sepse populli qė ėshtė mbi muret dėgjon".  

 

 


27


 

   Por Rabshakehu iu pėrgjigj atyre nė kėtė mėnyrė: "A mė ka dėrguar vallė zotėria im t`i them kėto gjėra zotėrisė sate dhe ty, apo mė tepėr njerėzve qė qėndrojnė mbi muret, tė dėnuar tė hanė jashtėqitjet e tyre dhe tė pinė shurrėn e tyre bashkė me ju?".  

 

 


28


 

   Atėherė Rabshakehu u ngrit dhe bėrtiti me zė tė lartė nė gjuhėn hebraishte, duke thėnė: "Dėgjoni fjalėn e tė madhit, mbretit tė Asirisė!  

 

 


29


 

   Kėshtu thotė mbreti: "Mos u mashtroni nga Ezekia, sepse ai nuk mund t`ju shpėtojė nga duart e mia;  

 

 


30


 

   tė mos ju shtyjė Ezekia tė keni besim tek Zoti, duke thėnė: Me siguri Zoti do tė na ēlirojė dhe ky qytet nuk do t`i dorėzohet mbretit tė Asirisė".  

 

 


31


 

   Mos dėgjoni Ezekian, sepse kėshtu thotė mbreti i Asirisė: "Bėni paqe me mua dhe dorėzohuni nė duart e mia, kėshtu secili do tė hajė frutat e vreshtit dhe tė fikut tė tij dhe do tė pijė ujin e sternės sė tij,  

 

 


32


 

   deri sa tė vijė unė dhe t`ju ēoj nė njė vend tė ngjashėm me vendin tuaj, njė vend qė jep grurė dhe verė, njė vend qė ka bukė dhe vreshta, njė vend me ullinj, vaj dhe mjaltė; dhe ju do tė jetoni dhe nuk do tė vdisni". Mos dėgjoni fjalėt e Ezekias, qė kėrkon t`ju mashtrojė, duke thėnė: "Zoti do tė na ēlirojė".  

 

 


33


 

   A ka ēliruar ndonjė prej perėndive tė fiseve vendin e tij nga duart e mbretit tė Asirisė?  

 

 


34


 

   Ku janė perėnditė e Hamathit dhe tė Arpadit? Ku janė perėnditė e Sefarvaimit, tė Henas dhe tė Ivahut? E kanė ēliruar ata vallė Samarinė nga duart e mia?  

 

 


35


 

   Kush midis tėrė perėndive tė kėtyre vendeve ka ēliruar vendin e tij nga duart e mia, qė Zoti tė ēlirojė Jeruzalemin nga duart e mia?".  

 

 


36


 

   Por populli heshti dhe nuk u pėrgjigj as edhe njė fjalė, sepse urdhri i mbretit ishte: "Mos i jepni pėrgjigje".  

 

 


37


 

   Atėherė Eliakimi, bir i Hilkiahut, prefekt i pallatit, Shebna, sekretari, dhe Joahu, bir i Asafit, arkivisti, shkuan tek Ezekia me rroba tė grisura dhe i referuan fjalėt e Rabshekahut.  

 

 


2 i Mbretėrve 19

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: