Albanian Bible

2 i Mbretėrve 15

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 16

1


 

   Nė vitin e shtatėmbėdhjetė tė Pekahiahut, birit tė Remaliahut, filloi tė mbretėrojė Ashazi, biri i Jothamit, mbret i Judės.  

 

 


2


 

   Kur filloi tė mbretėrojė, Ashazi ishte njėzet vjeē dhe qėndroi nė fron gjashtėmbėdhjetė vjet nė Jeruzalem. Ai nuk bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si kishte bėrė Davidi, ati i tij;  

 

 


3


 

   por ndoqi rrugėn e mbretėrve tė Izraelit dhe bėri madje tė kalojė nėpėr zjarr edhe tė birin, sipas riteve tė neveritshme tė kombeve qė Zoti kishte dėbuar para bijve tė Izraelit;  

 

 


4


 

   pėrveē kėsaj bėnte flijime dhe digjte temjan nė vendet e larta, nė kodrat dhe poshtė drurėve qė gjelbėronin.  

 

 


5


 

   Atėherė Retsini, mbret i Sirisė, dhe Pekahu, bir i Remaliahut, dolėn pėr tė luftuar kundėr Jeruzalemit; rrethuan aty Ashazin, por nuk arritėn ta mundin.  

 

 


6


 

   Nė atė kohė Retsini, mbret i Sirisė, ripushtoi Elathin dhe pėrzuri Judenjtė nga Elathi; kėshtu Sirėt hynė nė Elath dhe kanė mbetur atje deri ditėn e sotme.  

 

 


7


 

   Ashazi i dėrgoi lajmėtarė Tiglath-Pileserit, mbretit tė Asirėve, pėr t`i thėnė: "Unė jam shėrbėtori dhe biri yt; dil dhe mė ēliro nga duart e mbretit tė Sirisė dhe tė mbretit tė Izraelit, qė janė ngritur kundėr meje".  

 

 


8


 

   Ashazi mori pastaj argjendin dhe arin qė ndodhej nė shtėpinė e Zotit dhe nė thesaret e pallatit mbretėror dhe ia dėrgoi si dhuratė mbretit tė Asirisė.  

 

 


9


 

   Atėherė mbreti i Asirisė e dėgjoi; pastaj mbreti i Asirisė doli kundėr Damaskut, e pushtoi dhe internoi banorėt e tij nė Kir, dhe vrau Retsinin.  

 

 


10


 

   Atėherė mbreti Ashaz shkoi nė Damask pėr tė takuar Tiglath-Peleserin, mbretin e Asirisė; pasi pa altarin qė ishte nė Damask, mbreti Ashaz i dėrgoi priftit Uria vizatimin dhe modelin e altarit, me gjitha hollėsitė pėr ndėrtimin e tij.  

 

 


11


 

   Kėshtu prifti Uria ndėrtoi njė altar, sipas porosive qė mbreti Ashaz i kishte dėrguar nga Damasku; prifti Uria e ndėrtoi para se mbreti Ashaz tė kthehej nga Damasku.  

 

 


12


 

   Kur u kthye nga Damasku, mbreti pa altarin; pastaj mbreti iu afrua altarit dhe ofroi flijime mbi tė.  

 

 


13


 

   Pastaj dogji mbi tė olokaustin e tij dhe ofertėn e tij ushqimore, derdhi libacionin e tij dhe spėrkati mbi altarin gjakun e flijimeve tė tij tė falenderimit.  

 

 


14


 

   Sa pėr altarin prej bronzi qė ishte pėrballė Zotit, e hoqi nga vendi i tij pėrballė tempullit midis altarit dhe shtėpisė tė Zotit dhe e vendosi nė veri tė altarit.  

 

 


15


 

   Pastaj mbreti Ashaz urdhėroi priftin Uria dhe i tha: "Bėj qė tė tymoset mbi altar olokausti i madh i mėngjesit dhe blatimi ushqimor i mbrėmjes, olokausti i mbretit dhe blatimi i tij ushqimor, olokaustet e tėrė popullit tė vendit dhe libacionet e tij; dhe do tė spėrkatė mbi to tėrė gjakun e olokausteve dhe tėrė gjakun e flijimeve; sa pėr altarin prej bronzi, do tė merrem unė me tė.  

 

 


16


 

   Kėshtu prifti Uria bėri tėrė ato qė mbreti Ashaz i kishte urdhėruar.  

 

 


17


 

   Mbreti Ashaz hoqi gjithashtu panelet nga qerret dhe enėt e vogla, hoqi detin nga demat prej bronzi qė e mbanin dhe e vendosi mbi njė dysheme prej gurėsh.  

 

 


18


 

   Pėr shkak tė mbretit tė Asirisė, ai hoqi portikun e sė shtunės, qė kishin ndėrtuar nė tempull, edhe nga shtėpia e Zotit hoqi gjithashtu hyrjen e jashtme tė mbretit.  

 

 


19


 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė kryera nga Ashazi a nuk ėshtė vallė e shkruar nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?  

 

 


20


 

   Kėshtu Ashazin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe u varros me ta nė qytetin e Davidit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Ezekia.  

 

 


2 i Mbretėrve 17

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: