Albanian Bible

2 i Mbretėrve 10

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 11

1


 

   Kur Athaliah, e ėma e Ashaziahut, pa qė i biri kishte vdekur, u ngrit dhe zhduku tėrė pasardhėsit mbretėrorė.  

 

 


2


 

   Por Jehosheba, bija e mbretit Joram dhe e motra e Ashaziahut, mori Joasin, birin e Ashaziahut, e nxorri fshehurazi nga mesi i bijve tė mbretit qė ishin vrarė dhe e vuri me tajėn nė dhomėn e shtretėrve; kėshtu ia fshehėn Athaliahut dhe nuk u vra.  

 

 


3


 

   Mbeti, pra, i fshehur gjashtė vjet nė shtėpinė e Zotit me tė, ndėrsa Athaliah mbretėronte mbi vendin.  

 

 


4


 

   Vitin e shtatė Jehojada dėrgoi tė thėrrasė komandantėt e qindsheve tė rojeve personale dhe tė rojeve dhe i solli pranė vetes nė shtėpinė e Zotit; ai lidhi njė besėlidhje me ta, i vuri tė betohen nė shtėpinė e Zotit dhe u tregoi birin e mbretit.  

 

 


5


 

   Pastaj i urdhėroi, duke thėnė: "Kjo ėshtė ajo qė ju do tė bėni: njė e treta e atyre prej jush qė hyjnė nė shėrbim ditėn e shtunė, ka pėr tė ruajtur shtėpinė e mbretit;  

 

 


6


 

   njė e treta portėn e Surit dhe njė e treta portėn prapa rojeve. Ju do tė ruani shtėpinė, duke ndaluar hyrjen nė tė.  

 

 


7


 

   Dy pjesėt e tjera prej jush, domethėnė tėrė ata qė e lėnė shėrbimin ditėn e shtunė, kanė pėr tė ruajtur shtėpinė e Zotit rreth mbretit.  

 

 


8


 

   Ju do tė viheni rreth mbretit, secili me armėt e tij nė dorė; dhe kushdo qė do tė kėrkojė tė futet nė radhėt tuaja, do tė vritet. Ju do tė jeni me mbretin qoftė kur del, qoftė kur hyn".  

 

 


9


 

   Kėshtu komandantėt e qindsheve vepruan pikėrisht ashtu si kishte urdhėruar prifti Jehojada. Secili mori njerėzit e tij, ata qė hynin nė shėrbim ditėn e shtunė dhe ata qė linin shėrbimin ditėn e shtunė, dhe shkuan te prifti Jehojada.  

 

 


10


 

   Prifti u dha komandantėve tė qindshėve shtizat dhe mburojat qė i kishte pasur mbreti David dhe qė ishin nė shtėpinė e Zotit.  

 

 


11


 

   Rojet, secili me armėn e tij nė dorė, u vendosėn nė krahun jugor tė tempullit deri nė krahun e tij verior, pranė altarit dhe tempullit, rreth mbretit.  

 

 


12


 

   Pastaj Jehojada e ēoi jashtė birin e mbretit, i vuri mbi kokė diademėn dhe i dorėzoi ligjin. E shpallėn mbret dhe e vajosėn; pastaj duartrokitėn dhe thirrėn: "Rroftė mbreti!".  

 

 


13


 

   Kur Athaliahu dėgjoi zhurmėn e rojeve dhe tė popullit, shkoi nė drejtim tė popullit nė shtėpinė e Zotit.  

 

 


14


 

   Vėshtroi dhe e pa mbretin nė kėmbė mbi podiumin, sipas zakonit; kapitenėt dhe borizanėt ishin afėr mbretit, ndėrsa tėrė populli i vendit ishte nė festė dhe u binte borive. Atėherė Athaliahu grisi rrobat e saj dhe bėrtiti: "Tradhėti, tradhėti!".  

 

 


15


 

   Por prifti Jehojada urdhėroi komandantėt e qindshėve, qė komandonin ushtrinė, dhe u tha atyre: "Nxirreni jashtė nga rreshtat dhe kushdo qė i shkon pas tė vritet me shpatė!". Nė fakt prifti kishte thėnė: "Mos lejoni qė ajo tė vritet nė shtėpinė e Zotit".  

 

 


16


 

   Kėshtu e kapėn dhe, sa po arriti nė shtėpinė e mbretit nėpėr rrugėn e portės sė kuajve, aty e vranė.  

 

 


17


 

   Pastaj Jehojada bėri njė besėlidhje midis Zotit, mbretit dhe popullit, me qėllim qė Izraeli tė ishte populli i Zotit; lidhi gjithashtu njė besėlidhje midis mbretit dhe popullit.  

 

 


18


 

   Atėherė tėrė populli i vendit shkoi nė tempullin e Baalit dhe e shkatėrroi; i bėri copė-copė tėrė altarėt dhe shėmbėlltyrat e tij, vrau para altarėve Matanin, priftin e Baalit. Pastaj prifti Jehojada vendosi roje rreth shtėpisė sė Zotit.  

 

 


19


 

   Pastaj mori komandantėt e qindsheve tė rojeve personale tė mbretit dhe tė rojeve dhe tėrė popullin e vendit; kėta bėnė qė mbreti tė zbresė nga shtėpia e Zotit dhe, duke ndjekur rrugėn e portės sė rojeve e ēuan nė shtėpinė e mbretit, ku ai u ul nė fronin e mbretėrve.  

 

 


20


 

   Kėshtu populli i vendit bėri festė dhe qyteti mbeti i qetė, sepse kishin vrarė me shpatė Athaliahun nė shtėpinė e mbretit.  

 

 


21


 

   Joasi ishte shtatė vjeē kur filloi tė mbretėrojė.  

 

 


2 i Mbretėrve 12

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: