Albanian Bible

2 i Mbretėrve 9

2 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 10

1


 

   Ashabi kishte nė Samari shtatėdhjetė bij. Jehu shkroi letra dhe ua dėrgoi nė Samari krerėve tė qytetit, pleqve dhe tutorėve tė bijve tė Ashabit; nė to thoshte:  

 

 


2


 

   "Sa t`ju arrijė kjo letėr, me qenė se keni me vete bijtė e zotit suaj dhe keni qerre dhe kuaj, njė qytet tė fortifikuar dhe armė,  

 

 


3


 

   zgjidhni birin mė tė mirė dhe mė tė pėrshtatshėm tė zotit suaj, vendoseni mbi fronin e atit tė tij dhe luftoni pėr shtėpinė e zotit suaj".  

 

 


4


 

   Por ata patėn shumė frikė dhe thanė: "Ja, dy mbretėr nuk mundėn ta pėrballojnė; si mund ta pėrballojmė ne?".  

 

 


5


 

   Prandaj prefekti i pallatit, qeveritari i qytetit, pleqtė dhe tutorėt e bijve tė Ashabit dėrguan t`i thonė Jehut: "Ne jemi shėrbėtorėt e tu dhe do tė bėjmė tė gjitha ato qė do tė na urdhėrosh; nuk do tė zgjedhim asnjė mbret; bėj atė qė tė duket mė e mirė".  

 

 


6


 

   Atėherė ai u shkroi njė letėr tė dytė, nė tė cilėn thoshte: "Nė rast se mbani anėn time dhe doni t`i bindeni zėrit tim, merrni kokat e atyre njerėzve, tė bijve tė zotit suaj dhe ejani tek unė nė Jezreel, nesėr nė kėtė orė". Bijtė e mbretit, gjithsej shtatėdhjetė, rrinin me fisnikėt e qytetit, qė i edukonin.  

 

 


7


 

   Me tė marrė letrėn, ata morėn bijtė e mbretit dhe i therėn tė shtatėdhjetėt; pastaj i vunė nė shporta kokat e tyre dhe ia ēuan Jehut nė Jezreel.  

 

 


8


 

   Kėshtu erdhi njė lajmėtar pėr t`i njoftuar ngjarjen dhe i tha: "Kanė sjellė kokat e bijve tė mbretit". Jehu u pėrgjigj: "Vendosini nė dy grumbuj nė hyrje tė portės deri nesėr nė mėngjes".  

 

 


9


 

   Tė nesėrmen ai doli dhe, duke qėndruar nė kėmbė, i tha tėrė popullit: "Ju jeni tė drejtė; ja, unė kam komplotuar kundėr zotėrisė sime dhe e kam vrarė; po kush i ka vrarė tėrė kėta?  

 

 


10


 

   Pranoni, pra, qė nuk ka rėnė pėr tokė asnjė nga fjalėt e Zotit qė ky ka shqiptuar kundėr shtėpisė tė Ashabit; Zoti nė tė vėrtetė ka kryer atė qė kishte thėnė me anė tė shėrbėtorit tė tij Elia".  

 

 


11


 

   Kėshtu Jehu bėri qė tė vdesin tėrė ata qė kishin mbetur nga shtėpia e Ashabit nė Jezreel, tėrė tė mėdhenjtė, miqtė dhe priftėrinjtė e tij, pa lėnė asnjė prej tyre.  

 

 


12


 

   Pastaj u ngrit dhe shkoi nė Samari. Gjatė rrugės, me tė arritur nė Beth-Eked,  

 

 


13


 

   Jehu takoi vėllezėrit e Ashaziahut, mbretit tė Judės, dhe tha: "Kush jeni?". Ata u pėrgjigjėn: "Jemi vėllezėrit e Ashaziahut dhe po zbresim pėr tė pėrshėndetur bijtė e mbretit dhe bijtė e mbretėreshės".  

 

 


14


 

   Atėherė ai urdhėroi: "Kapini tė gjallė!". Kėshtu i zunė tė gjallė dhe i therėn pranė pusit tė Beth-Ekedit, gjithsej dyzet e dy veta; nuk kursyen as edhe njė.  

 

 


15


 

   U nis qė andej dhe gjeti Jehonadabin, birin e Rekabit, qė iu kishte dalė para; e pėrshėndeti dhe i tha: "A ėshtė zemra jote e drejtė ashtu siē ėshtė imja ndaj teje?". Jehonadabi u pėrgjigj: "Éshtė".  

 

 


16


 

   "Eja me mua dhe do tė shohėsh zellin tim pėr Zotin!". Pastaj e mori me vete nė qerren e tij.  

 

 


17


 

   Me tė arritur nė Samari, vrau tėrė ata qė kishin mbetur nga shtėpia e Ashabit nė Samari, deri nė shkatėrimin e plotė tė saj, sipas fjalės qė Zoti i kishte thėnė Elias.  

 

 


18


 

   Pastaj Jehu mblodhi tėrė popullin dhe i tha: "Ashabi i ka shėrbyer pak Baalit, por Jehu do t`i shėrbejė shumė mė tepėr.  

 

 


19


 

   Tani thirri pranė meje tėrė profetėt e Baalit, tėrė shėrbėtorėt dhe priftėrinjtė e tij; tė mos mungojė asnjė prej tyre, sepse duhet t`i bėj njė flijim tė madh Baalit; ai qė do tė mungojė, nuk do mbetet i gjallė". Por Jehu vepronte me mashtrim pėr tė shkatėrruar adhuruesit e Baalit.  

 

 


20


 

   Pastaj Jehu urdhėroi: "Shpallni njė festė solemne pėr nder tė Baalit!". Festa u shpall.  

 

 


21


 

   Pastaj Jehu dėrgoi lajmėtarė nėpėr gjithė Izraelin; kėshtu tėrė adhuruesit e Baalit erdhėn dhe nuk mungoi asnjė prej tyre; hynė nė tempullin e Baalit dhe tempulli u mbush plot nga njė anė nė anėn tjetėr.  

 

 


22


 

   Jehu i tha rojtarit tė rrobave: "Nxirri jashtė rrobat pėr tė gjithė adhuruesit e Baalit". Kėshtu ai i nxori rrobat pėr ta.  

 

 


23


 

   Atėherė Jehu, bashkė me Jehonadabin, birin e Rekabit, hyri nė tempullin e Baalit dhe u tha adhuruesve tė Baalit: "Kėrkoni mirė dhe shikoni qė kėtu tė mos ketė asnjė shėrbėtor tė Zotit, por vetėm adhurues tė Baalit".  

 

 


24


 

   Kėshtu ata hynė pėr tė ofruar flijime dhe olokauste. Jehu kishte vėnė jashtė tempullit tetėdhjetė burra, tė cilėve u kishte thėnė: "Nė rast se dikush lė tė ikė njė njeri tė vetėm nga njerėzit qė kam lėnė nė duart tuaja, do ta paguajė me jetėn e tij jetėn e atij qė ka ikur".  

 

 


25


 

   Kėshtu, sa mbaroi oferta e olokaustit, Jehu u dha kėtė urdhėr rojeve dhe kapitenėve: "Hyni, vritni dhe mos lini qė asnjė t`ju ikė!". Prandaj ata i kaluan nė majė tė shpatės, pastaj rojet dhe kapitenėt i hodhėn jashtė dhe depėrtuan nė pjesėn e brendshme tė tempullit tė Baalit;  

 

 


26


 

   pastaj ēuan jashtė shtyllat e shenjta tė tempullit tė Baalit dhe i dogjėn.  

 

 


27


 

   Pastaj shkatėrruan statujėn e Baalit dhe shembėn tempullin e tij, duke e katansdisur nė njė vend ku grumbullohen plehrat e kėshtu mbetet edhe sot e kėsaj dite.  

 

 


28


 

   Kėshtu Jehu bėri qė tė zhduket Baali nga Izraeli;  

 

 


29


 

   megjithatė ai nuk u tėrhoq nga mėkatet e Jeroboamit, birit tė Nebatit, me tė cilėt e kishte bėrė tė kryente mėkate Izraelin, domethėnė nga viēat e artė qė ishin nė Bethel dhe nė Dan.  

 

 


30


 

   Prandaj Zoti i tha Jehut: "Me qenė se ke vepruar mirė, duke bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e mi, dhe i ke bėrė shtėpisė sė Ashabit tė gjitha atė qė kisha nė zemėr, bijtė e tu do tė ulen mbi fronin e Izraelit deri nė brezin e katėrt".  

 

 


31


 

   Por Jehu nuk u kujdesua tė ndiqte me gjithė zemėr ligjin e Zotit, Perėndisė sė Izraelit; nė fakt ai nuk u largua nga mėkatet e Jeroboamit, me tė cilat e kishte bėrė Izraelin tė mėkatonte.  

 

 


32


 

   Nė atė kohė Zoti filloi t`i presė disa pjesė tė Izraelit; nė fakt Hazaeli i mundi Izraelitėt gjatė gjithė kufirit tė tyre:  

 

 


33


 

   nga Jordani drejt lindjes, pushtoi tėrė vendin e Galaadit, Gaditėt, Rubenitėt dhe Manasitėt; nga Aroeri, qė ėshtė afėr pėrroit tė Amonit, deri nė Galaad dhe Bashan.  

 

 


34


 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė Jehut, tėrė ato qė bėri dhe tė gjitha trimėritė e tij a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?  

 

 


35


 

   Pastaj Jehun e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn nė Samari. Nė vend tė tij mbretėroi i biri Jehoahazi.  

 

 


36


 

   Jehu mbretėroi mbi Izraelin nė Samari njėzet e tetė vjet.  

 

 


2 i Mbretėrve 11

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: