Albanian Bible

1 i Mbretėrve 10

1 i Mbretėrve

Return to Index

Chapter 11

1


 

   Por mbreti Salomon, veē bijės sė Faraonit, dashuroi shumė gra tė huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje,  

 

 


2


 

   qė u pėrkisnin popujve pėr tė cilėt Zoti u kishte thėnė bijve tė Izraelit: "Ju nuk do tė lidhni martesė me ta, as ata me ju, sepse ata do ta kthejnė me siguri zemrėn tuaj nga perėnditė e tyre". Por Salamoni u bashkua me kėto gra nga dashuria.  

 

 


3


 

   Ai pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkėshortet e tij ia ēoroditėn zemrėn.  

 

 


4


 

   Kėshtu, kur Salomoni u plak, bashkėshortet e tij ia kthyen zemrėn nė drejtim tė perėndive tė tjera; dhe zemra e tij nuk i pėrkiste plotėsisht Zotit, Perėndisė tė tij, ashtu si zemra e Davidit, atit tė tij.  

 

 


5


 

   Salomoni ndoqi, pra, Ashtorethin, perėndeshėn e Sidonėve, dhe Milkomin, tė neveritshmin e Amonitėve.  

 

 


6


 

   Kėshtu Salomoni bėri atė qė ishtė e keqe nė sytė e Zotit dhe nuk e ndoqi tėrėsisht Zotin, ashtu si kishte bėrė i ati David.  

 

 


7


 

   Atėherė Salomoni ndėrtoi mbi malin pėrballė Jeruzalemit njė vend tė lartė pėr Kemoshin, tė neveritshmin e Moabit, dhe pėr Molekun, tė neveritshmin e bijve tė Amonit.  

 

 


8


 

   Kėshtu bėri pėr tė gjitha bashkėshortet e huaja tė tij qė digjnin temjan dhe u ofronin flijime perėndive tė tyre.  

 

 


9


 

   Prandaj Zoti u zemėrua me Solomonin, sepse zemra e tij qe larguar nga Zoti, Perėndia i Izraelit, qė i ishte shfaqur dy herė,  

 

 


10


 

   dhe lidhur me kėtė e kishte urdhėruar tė mos shkonte pas perėndive tė tjera; por ai nuk respektoi atė qė Zoti e kishte urdhėruar.  

 

 


11


 

   Prandaj Zoti i tha Salomonit: "Me qenė se kė bėrė kėtė gjė dhe nuk ke respektuar besėlidhjen time dhe statutet e mia qė tė kisha urdhėruar, unė do tė ta heq mbretėrinė nga dora dhe do t`ja jap shėrbėtorit tėnd.  

 

 


12


 

   Megjithatė, pėr dashurinė qė ndiej pėr Davidin, atin tėnd, kėtė nuk do ta bėj gjatė jetės sate, por do ta heq nga duart e birit tėnd.  

 

 


13


 

   Por nuk do t`i marr tėrė mbretėrinė, do t`i lė birit tėnd njė fis, pėr dashurinė qė ndiej pėr Davidin, shėrbėtorin tim, dhe pėr hir tė Jeruzalemit qė kam zgjedhur".  

 

 


14


 

   Zoti ngriti kundėr Salomonit njė armik, Hadadin, Idumeon, qė ishte njė pasardhės i mbretit tė Edomit.  

 

 


15


 

   Kur Davidi kishte vajtur tė luftonte nė Edom, dhe kur Joabi, komandant i ushtrisė, kishte dalė pėr tė varrosur tė vdekurit, mbasi kishte vrarė tėrė meshkujt qė ishin nė Edom,  

 

 


16


 

   (Joabi, pra, me tė gjithė Izraelin kishte mbetur atje gjashtė muaj deri sa i shfarosi gjithė meshkujt nė Edom),  

 

 


17


 

   ndodhi qė Hadadi arriti tė ikė bashkė me disa Idumej nė shėrbim tė atit tė tij, pėr tė vajtur nė Egjipt. Atėherė Hadadi ishte djalosh.  

 

 


18


 

   Ata u nisėn nga Madiani dhe shkuan nė Paran; morėn pastaj me vete njerėz nga Parani dhe arritėn nė Egjipt te Faraoni, mbret i Egjiptit, i cili i dha Hadadit njė shtėpi, i siguroi ushqim dhe i dha madje edhe toka.  

 

 


19


 

   Hadadi ia fitoi zemrėn Faraonit deri nė atė pikė sa ai i dha pėr grua motrėn e bashkėshortes sė tij, motrėn e mbretėreshės Tahpenes.  

 

 


20


 

   Motra e Tahpenes i lindi djalin Genubath, qė Tahpenes rriti nė shtėpinė e Faraonit; dhe Genubathi mbeti nė shtėpinė e Faraonit midis bijve tė Faraonit.  

 

 


21


 

   Kur Hadadi nė Egjipt mėsoi qė Davidi ishte shtrirė pranė etėrve tė tij nė njė gjumė tė rėndė dhe qė Joabi, komandant i ushtrisė kishte vdekur, Hadadi i tha Faraonit: "Mė ler tė iki, dhe tė shkoj nė vendin tim".  

 

 


22


 

   Faraoni iu pėrgjigj: "Ēfarė tė mungon tek unė qė kėrkon tė shkosh nė vendin tėnd?". Ai i tha: "Asgjė, megjithatė mė lėr tė shkoj".  

 

 


23


 

   Perėndia ngriti kundėr Salomonit njė armik tjetėr, Rezonin, birin e Eliadahut, qė kishte ikur nga zotėria e tij, Hadadezeri, mbret i Tsobahut.  

 

 


24


 

   Ai mblodhi rreth tij disa njerėz dhe u bė kryetar i njė bande grabitėsish, kur Davidi kishte masakruar ata tė Tsobahut. Pastaj ata shkuan nė Damask, u vendosėn atje dhe mbretėruan nė Damask.  

 

 


25


 

   Rezoni qe armik i Izraelit gjatė gjithė kohės sė Salomonit (pėrveē sė keqes qė bėri Hadadi). Kishte neveri pėr Izraelin dhe mbretėroi nė Siri.  

 

 


26


 

   Edhe Jeroboami, shėrbėtor i Salomonit, ngriti krye kundėr mbretit. Ai ishte bir i Nebatit, Efrateut tė Tseredės, dhe kishte nėnė njė tė ve me emrin Tseruah.  

 

 


27


 

   Arsyeja pse ngriti krye kundėr mbretit ishte kjo: Salomoni, duke ndėrtuar Milon, kishte mbyllur tė ēarėn e qytetit tė Davidit, atit tė tij.  

 

 


28


 

   Jeroboami ishte njė njeri i fortė dhe trim; dhe Salomoni, duke parė se si punonte ky i ri, i besoi mbikqyrjen e tė gjithė atyre qė merreshin me punimet e shtėpisė sė Jozefit.  

 

 


29


 

   Nė atė kohė, ndėrsa Jeroboami po dilte nga Jeruzalemi, profeti Ahijah nga Shilohu, qė kishte veshur njė mantel tė ri, e takoi rrugės; dhe ishin ata tė dy vetėm nė fushė.  

 

 


30


 

   Ahijahu mori mantelin e ri qė vishte dhe e grisi nė dymbėdhjetė pjesė;  

 

 


31


 

   pastaj i tha Jeroboamit: "Merr pėr vete dhjetė pjesė, sepse kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: "Ja, unė do ta heq mbretėrinė nga duart e Salomonit dhe do tė tė jap ty dhjetė fise,  

 

 


32


 

   (por atij do t`i mbetet njė fis pėr hir tė Davidit, shėrbėtorit tim, dhe pėr hir tė Jeruzalemit, pėr qytetin qė kam zgjedhur midis gjithė fiseve tė Izraelit),  

 

 


33


 

   sepse ata mė kanė braktisur dhe kanė rėnė pėrmbys pėrpara Ashtorethit, perėndeshės sė Sidonitėve, pėrpara Kemoshit, perėndisė sė Moabit, dhe pėrpara Milkomit, perėndisė sė bijve tė Amonit, dhe nuk kanė ecur nė rrugėt e mia pėr tė bėrė atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e mi dhe pėr tė respektuar statutet dhe dekretet e mia, ashtu si bėri ati i tij, Davidi.  

 

 


34


 

   Megjithatė nuk do tė heq nga duart e tij tėrė mbretėrinė, sepse e kam caktuar princ pėr tė gjithė kohėn e jetės sė tij, pėr dashurinė qė ndjej pėr Davidin, shėrbėtorin tim, qė unė kam zgjedhur dhe qė ka respektuar urdhėrimet dhe statutet e mia.  

 

 


35


 

   Por do tė heq mbretėrinė nga duart e tė birit, dhe do tė tė jap ty dhjetė fise;  

 

 


36


 

   birit tė tij do t`i lė njė fis, me qėllim qė Davidi, shėrbėtori im, tė ketė gjithmonė njė llambė para meje nė Jeruzalem, qytet qė kam zgjedhur pėr t`i vėnė emrin tim.  

 

 


37


 

   Kėshtu do tė tė marr ty dhe ti do tė mbretėrosh mbi gjithēka dėshiron zemra jote, dhe do tė jesh mbret i Izraelit.  

 

 


38


 

   Nė rast se dėgjon me kujdes tė gjitha ato qė po tė urdhėroj dhe ecėn nė rrugėt e mia, dhe bėn atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e mi, duke respektuar statutet dhe urdhėrimet e mia, ashtu siē veproi Davidi, shėrbėtori im, unė do tė jem me ty dhe do tė tė ndėrtoj njė shtėpi tė qėndrueshme, ashtu si ja ndėrtova Davidit, dhe do tė tė jap Izraelin;  

 

 


39


 

   pėr kėtė do tė poshtėroj pasardhėsit e Davidit, por jo pėr gjithnjė"".  

 

 


40


 

   Prandaj Salomoni kėrkoi tė shkaktonte vdekjen e Jeroboamit; por Jeroboami u ngrit dhe iku nė Egjipt pranė Shishakut, mbretit tė Egjiptit, dhe qėndroi nė Egjipt deri sa vdiq Salomoni.  

 

 


41


 

   Pjesa tjetėr e bėmave tė Salomonit, gjithė ato qė bėri dhe dituria e tij a nuk janė vallė tė shkruara nė librin e bėmave tė Salomonit?  

 

 


42


 

   Salomoni mbretėroi nė Jeruzalem mbi tė gjithė Izraelin dyzet vjet.  

 

 


43


 

   Pastaj Salomonin e zuri gjumi me etėrit e tij dhe u varros nė qytetin e Davidit, atit tė tij; nė vend tė tij mbretėroi i biri, Roboami.  

 

 


1 i Mbretėrve 12

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: