Albanian Bible

1 i Samuelit 1

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 2

1


 

   Atėherė Ana u lut dhe tha: "Zemra ime ngazėllohet nė Zotin, forca ime ngrihet tek i Zoti; goja ime hapet kundėr armiqve tė mi, sepse gėzohem nga shpėtimi yt.  

 

 


2


 

   Nuk ka asnjė tė shenjtė si Zoti, sepse nuk ka asnjė tjetėr vėē teje, nuk ka asnjė shkėmb si Perėndia ynė.  

 

 


3


 

   Mos vazhdoni tė flisni me aq mburrje; tė mos dalin fjalė arrogante nga goja juaj, sepse Zoti ėshtė Perėndia i njohjes dhe ai i peshon veprimet.  

 

 


4


 

   Dhe harqet e tė fuqishmėve thyhen, ndėrsa tė dobėtit janė pajisur me forcė.  

 

 


5


 

   Ata qė ishin tė ngopur shkojnė si punėtorė ditorė pėr njė copė bukė, ndėrsa ata qė ishin tė uritur nuk vuajnė mė nga uria. Madje edhe ajo qė ishte shterpė, ka pjellė shtatė herė, ndėrsa ajo qė ka shumė fėmijė ėshtė dobėsuar.  

 

 


6


 

   Zoti tė bėn tė vdesėsh dhe tė bėn tė jetosh; tė zbret nė Sheol dhe tė ngjit qė andej.  

 

 


7


 

   Zoti tė varfėron dhe tė pasuron, ai tė poshtėron dhe ai tė lartėson.  

 

 


8


 

   Ai e ngre tė mjerin nga pluhuri dhe e heq tė varfėrin nga plehrat, nė mėnyrė qė tė ulet me princat dhe tė trashėgojnė njė fron lavdie; sepse shtyllat e dheut i pėrkasin Zotit, dhe mbi to ai ka mbėshtetur botėn.  

 

 


9


 

   Ai ruan rrugėn qė bėjnė shenjtorėt e tij, por tė pafetė do tė vdesin nė errėsirė, sepse njeriu nuk do tė mbizotėrojė me anė tė forcės.  

 

 


10


 

   Kundėrshtarėt e Zotit do tė copėtohen; ai do tė gjėmojė kundėr tyre nga qielli. Zoti do tė gjykojė popujt deri nė skajet e tokės, do t`i japė forcė mbretit tė tij dhe do ta lartojė forcėn e tė vajosurit tė tij".  

 

 


11


 

   Pastaj Elkanahu u kthye nė shtėpinė e tij nė Ramah, dhe fėmija qendroi qė t`i shėrbejė Zotit nė prani tė priftit Eli.  

 

 


12


 

   Bijtė e Elit ishin njerėz tė kėqij; nuk e njihnin Zotin.  

 

 


13


 

   Dhe ja si silleshin kėta priftėrinj me popullin; kur dikush ofronte njė flijim, shėrbėtori i priftit vinte, kur mishi ziente, me njė pirun me tri maja nė dorė,  

 

 


14


 

   dhe e fuste nė tenxhere, nė kazan apo nė kusi, dhe tėrė atė qė piruni i madh tėrhiqte sipėr prifti e mbante pėr vete. Kėshtu vepronin me tėrė Izraelitėt qė shkonin nė Shiloh.  

 

 


15


 

   Edhe para se tė digjnin dhjamin, shėrbėtori i priftit vinte dhe i thoshte atij qė bėnte flijimin: "Mė jep mish pėr ta pjekur pėr priftin, sepse ai nuk do tė pranojė prej teje mish tė pjekur, por mish tė gjallė".  

 

 


16


 

   Dhe nė qoftė se njeriu i thoshte: "Mė parė tė tymoset dhjami, pastaj tė marrėsh sa tė duash", ai pėrgjigjej: "Jo, duhet tė ma japėsh tani; pėrndryshe do ta marr me forcė".  

 

 


17


 

   Prandaj mėkati i dy tė rinjve ishte shumė i madh pėrpara Zotit, sepse ata pėrēmonin ofertat qė i bėheshin Zotit.  

 

 


18


 

   Por Samueli kryente shėrbimin para Zotit, megjithėse akoma fėmijė, dhe ishte mbėshtjellė me njė efod prej liri.  

 

 


19


 

   E ėma i pėrgatiste njė veshje tė vogėl dhe ia ēonte ēdo vit kur ngjitej me burrin e saj pėr tė ofruar flijimin vjetor.  

 

 


20


 

   Atėherė Eli bekonte Elkanahun dhe bashkėshorten e tij, duke thėnė: "Zoti tė dhėntė fėmijė tė tjerė nga kjo grua, me kėrkesėn qė ajo i ka bėrė Zotit!". Pastaj ata ktheheshin nė shtėpinė e tyre.  

 

 


21


 

   Kėshtu Zoti vizitoi Anėn, dhe kjo mbeti me barrė dhe lindi tre djem dhe dy vajza. Ndėrkaq djali Samuel po rritej pranė Zotit.  

 

 


22


 

   Por Eli ishte shumė plak dhe dėgjoi tė gjitha ato qė bijtė e tij i bėnin gjithė Izraelit dhe si ata binin nė shtrat me gratė qė kryenin shėrbimin nė hyrje tė ēadrės sė mbledhjes;  

 

 


23


 

   dhe u tha atyre: "Pse bėni gjėra tė tilla? Sepse dėgjoj nga tėrė populli pėr veprimet tuaja tė kėqija.  

 

 


24


 

   Mos, bijtė e mi, sepse zėrat qė dėgjoj pėr ju nuk janė aspak tė mira; ju e shtyni popullin e Zotit tė mėkatojė.  

 

 


25


 

   Nė rast se njė njeri mėkaton kundėr njė njeriu tjetėr, Perėndia e gjykon, por nė rast se njė njeri mėkaton kundėr Zotit, kush do tė ndėrhyjė pėr tė?". Por ata nuk e dėgjuan zėrin e atit tė tyre, sepse Zoti dėshironte tė vdisnin.  

 

 


26


 

   Ndėrkaq fėmija Samuel po rritej nė shtat dhe nė mirėdashjen e Zotit dhe tė njerėzve.  

 

 


27


 

   Njė njeri i Perėndisė erdhi tek Eli dhe i tha: "Kėshtu flet Zoti: A nuk u shfaqa nė shtėpinė e atit tėnd, kur nė Egjipt ata ishin skllevėr tė shtėpisė sė Faraonit?  

 

 


28


 

   Nuk e kam zgjedhur unė midis gjithė fiseve tė Izraelit, qė tė jetė prifti im, tė ngjitet te altari im, tė djegė temjanin dhe tė veshė efodin para meje? Dhe a nuk kam qenė unė ai qė i dha shtėpisė sė atit tėnd tėrė flijimet e djegura tė bijve tė Izraelit tė bėra me zjarr?  

 

 


29


 

   Pse pra i pėrēmoni flijimet dhe blatimet e mia qė kam urdhėruar tė bėhen nė banesėn time, dhe pse nderoni mė tepėr fėmijėt tuaj se mua, duke u trashur me pjesėn mė tė mirė tė blatimeve tė Izraelit, tė popullit tim?  

 

 


30


 

   Prandaj kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Unė kisha shpallur qė shtėpia jote dhe shtėpia e atit tėnd do tė kishin ecur gjithnjė para meje, por tani Zoti thotė: Qoftė larg meje kjo gjė; sepse unė nderoj ata qė mė nderojnė, por ata qė mė pėrēmojnė do tė pėrēmohen gjithashtu nga ana ime.  

 

 


31


 

   Ja, po vijnė ditėt kur unė do tė shkatėrroj forcėn tėnde dhe forcėn e shtėpisė sė atit tėnd nė mėnyrė qė tė mos ketė mė asnjė plak nė shtėpinė tėnde.  

 

 


32


 

   Dhe ke pėr tė parė mjerimin e banesės sime, ndonėse dhe Perėndia i ka bėrė aq tė mira Izraelit, nuk do tė ketė kurrė mė asnjė plak nė shtėpinė tėnde.  

 

 


33


 

   Por ai nga tė tutė qė nuk kam pėr tė hequr nga altari im do tė konsumojė sytė e tu dhe do ta mbushė me trishtim zemrėn tėnde; dhe tėrė pasardhėsit e shtėpisė sate do tė vdesin nė lulen e rinisė.  

 

 


34


 

   Do tė tė shėrbejė si shenjė ajo qė ka pėr t`u ndodhur dy bijve tė tu, Hofnit dhe Finehasit; qė tė dy do tė vdesin nė tė njėjtėn ditė.  

 

 


35


 

   Por unė do tė zgjedh pėr vete njė prift besnik, qė ka pėr tė vepruar simbas asaj qė ndjej nė zemrėn dhe nė shpirtin tim; unė do t`i ndėrtoj njė shtėpi tė qendrueshme, dhe ai ka pėr tė ecur gjithmonė para tė vajosurit tim.  

 

 


36


 

   Dhe kushdo qė ka pėr tė mbetur nė shtėpinė tėnde do tė vijė tė pėrulet para tij pėr njė monedhė argjendi dhe njė copė buke, dhe do tė thotė: "Mė prano, tė lutem, nė njė nga detyrat priftėrore, qė tė mund tė ha njė copė bukė"".  

 

 


1 i Samuelit 3

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: