Albanian Bible

Ruthi 4

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 1

1


 

   Ishte njė njeri nga Ramathaim-Tsofini, nga zona malore e Efraimit, qė quhej Elkanah; ishte bir i Jerohamit, bir i Elihut, bir i Tohut dhe bir i Efraimitit Tsuf.  

 

 


2


 

   Ai kishte dy gra: e para quhej Ana dhe tjetra Penina. Penina kishte fėmijė, kurse Ana nuk kishte.  

 

 


3


 

   Ēdo vit ky njeri nisej nga qyteti i tij pėr tė adhuruar dhe pėr t`i ofruar flijime Zotit tė ushtėrive nė Shiloh, ku gjendeshin dy bijtė e Efraimit, Hofni dhe Finehasi, priftėrinj tė Zotit.  

 

 


4


 

   Kur i vinte dita Elkanahut tė ofronte flijimin, ai kishte zakon t`u jepte pjesėn qė u takonte gruas sė tij Penina dhe pjesėt gjithė bijve dhe bijave tė tij;  

 

 


5


 

   por Anės i jepte njė pjesė tė dyfishtė, sepse e donte Anėn, megjithėse Zoti ia kishte mbyllur barkun.  

 

 


6


 

   Por shemra e saj e ngacmonte vazhdimisht pėr ta zėmėruar, sepse Zoti ia kishte mbyllur barkun.  

 

 


7


 

   Kėshtu ndodhte ēdo vit; sa herė qė Ana ngjitej nė shtėpinė e Zotit, Penina e ngacmonte; prandaj ajo qante dhe nuk hante mė.  

 

 


8


 

   Atėherė burri i saj Elkanahu i tha: "Ana, pse qan? Pse nuk ha? Pse ėshtė trishtuar zemra jote? A nuk jam unė pėr ty mė i mirė se dhjetė fėmijė?".  

 

 


9


 

   Pasi hėngrėn dhe pinė nė Shiloh, Ana u ngrit. Prifti Eli ishte ulur mbi ndenjėsen qė ndodhet nė hyrje tė tabernakullit tė Zotit.  

 

 


10


 

   Nė trishtimin e shpirtit tė saj i lutej Zotit duke qarė me dėnesė.  

 

 


11


 

   Pastaj lidhi njė kusht, duke thėnė: "O Zot i ushtrive, nė se vėrtetė interesohesh pėr fatkeqėsinė qė i ka rėnė shėrbėtores sate, nė se ti mė mban mend mua dhe nuk e harron shėrbėtoren tėnde, por dėshiron t`i japėsh shėrbėtores sate njė fėmijė mashkull, unė do t`ja jap Zotit pėr tė gjitha ditėt e jetės sė tij dhe brisku nuk ka pėr tė kaluar mbi kokėn e tij".  

 

 


12


 

   Ndėrsa ajo e zgjaste lutjen e saj pėrpara Zotit, Eli shikonte me kujdes gojėn e saj.  

 

 


13


 

   Ana fliste nė zemėr tė saj; vetėm buzėt i lėviznin, por zėri saj nuk dėgjohej; pikėrisht pėr kėtė Eli mendonte qė ishte e dehur.  

 

 


14


 

   Kėshtu Eli i tha: "Deri kur do tė jesh e dehur? Tė daltė pija!".  

 

 


15


 

   Por Ana u pėrgjegj dhe tha: "Jo, imzot, unė jam njė grua e vrarė nė frym dhe nuk kam pirė as verė, as pije tė tjera dehėse, por isha duke hapur zemrėn time para Zotit.  

 

 


16


 

   Mos mendo se shėrbėtorja jote ėshtė njė grua e ēoroditur, sepse ka qėnė dhėmbja dhe hidhėrimi i pamasė qė mė shtynė tė flas deri tani".  

 

 


17


 

   Atėherė Eli iu pėrgjegj: "Shko nė paqe dhe Perėndia i Izraelit tė dhėntė atė qė i kėrkove".  

 

 


18


 

   Ajo u pėrgjegj: "Shėrbėtorja jote pastė gjetur hirin nė sytė e tu". Kėshtu gruaja iku nė rrugėn e saj, nisi tė ushqehet dhe pamja e saj nuk ishte mė e trishtuar.  

 

 


19


 

   Ata u ngritėn herėt nė mėngjes dhe ranė pėrmbys pėrpara Zotit; pastaj u nisėn dhe u kthyen nė shtėpinė e tyre nė Ramah. Elkanahu njohu Anėn, bashkėshorten e tij, dhe Zoti u kujtua pėr tė.  

 

 


20


 

   Nė kohėn e caktuar, Ana mbeti me barrė dhe lindi njė djalė tė cilit ia vunė emrin Samuel, duke thėnė: "Sepse ia kėrkova Zotit".  

 

 


21


 

   Atėherė burri i saj Elkanahu u ngjit me gjithė familjen e tij pėr t`i ofruar Zotit flijimin vjetor dhe pėr tė plotėsuar kushtin e lidhur.  

 

 


22


 

   Por Ana nuk u ngjit, sepse i tha burrit tė saj: "Unė nuk do tė ngjitem deri sa fėmija tė jetė zvjerdhur; atėherė do ta ēoj me qėllim qė ta paraqes para Zotit dhe tė mbetet pranė tij pėr gjithnjė".  

 

 


23


 

   Burri i saj, Elkanahu, iu pėrgjegj: "Bėj si tė tė duket mė mirė; qėndro deri sa tė tė jetė zvjerdhur, mjaft qė Zoti ta mbajė fjalėn!". Kėshtu gruaja mbeti nė shtėpi dhe i dha gji birit tė saj deri sa ky u zvordh.  

 

 


24


 

   Mbasi e zvordhi e mori me vete, bashkė me tri dema tė vegjėl, njė efė mielli dhe njė calik verė; dhe i ēoi nė shtėpinė e Zotit nė Shiloh. Djali ishte akoma shumė i vogėl.  

 

 


25


 

   Pastaj ata flijuan njė dem dhe ia ēuan djalin Elit.  

 

 


26


 

   Ana i tha: "Imzot! Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė jeton shpirti yt, o imzot, unė jam ajo grua qė rrinte kėtu, afėr teje, dhe i lutej Zotit.  

 

 


27


 

   Jam lutur pėr tė pasur kėtė djalė, dhe Zoti mė dha atė qė i kisha kėrkuar.  

 

 


28


 

   Prandaj edhe unė ia fal Zotit; deri sa tė rrojė, ai do t`i kushtohet Zotit". Dhe aty ranė pėrmbys para Zotit.  

 

 


1 i Samuelit 2

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: