Albanian Bible

Gjyqtarėt 18

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 19

1


 

   Nė atė kohė, kur nuk kishte mbret nė Izrael, njė Levit, qė banonte nė pjesėn mė tė lartė tė krahinės malore tė Efraimit, mori si konkubinė njė grua nga Betlemi i Judės.  

 

 


2


 

   Kjo konkubinė kreu njė shkelje tė kurorės kundėr tij dhe e la pėr t`u kthyer nė shtėpinė e atit tė saj nė Betlem tė Judės, ku qendroi katėr muaj.  

 

 


3


 

   Burri i saj u ngrit dhe shkoi te ajo pėr t`i folur zemrės sė saj dhe pėr ta kthyer nė shtėpi. Ai kishte marrė me vete shėrbėtorin e tij dhe dy gomarė. Kėshtu ajo e ēoi nė shtėpinė e atit tė saj; sa e pa, i ati i sė resė e priti tėrė gėzim.  

 

 


4


 

   Vjehrri i tij, i ati i sė resė, e mbajti dhe ai qėndroi tri ditė me tė; kėshtu hėngrėn e pinė, dhe e kaluan natėn aty.  

 

 


5


 

   Ditėn e katėrt u ngritėn herėt nė mėngjes dhe Leviti po bėhej gati tė nisej, por i ati i vajzės sė re i tha dhėndrit tė tij: "Ha diēka qė tė mbahesh, pastaj shkoni".  

 

 


6


 

   Kėshtu u ulėn bashkė, hėngrėn dhe pinė njeri afėr tjetrit. Pastaj i ati sė resė i tha burrit tė saj: "Tė lutem, prano ta kalosh natėn kėtu, dhe zemra jote tė gėzohet".  

 

 


7


 

   Ai u ngrit pėr tė ikur, por i vjehrri nguli kėmbė aq shumė sa qė ai vendosi ta kalojė natėn aty.  

 

 


8


 

   Ditėn e pestė ai u ngrit herėt nė mėngjes qė tė ikte; dhe i ati i sė resė i tha: "Tė lutem, ngrohe zemrėn". Kėshtu u ndalėn deri nė pasdite dhe qė tė dy hėngrėn.  

 

 


9


 

   Kur ai njeri u ngrit pėr tė ikur bashkė me konkubinėn e tij dhė shėrbėtorin e tij, i vjehrri, i ati i sė resė, i tha: "Ja, ka filluar tė erret; tė lutem kaloje natėn kėtu; shiko, dita ėshtė duke mbaruar; kaloje kėtu natėn dhe zemra jote tė gėzohet; nesėr do tė niseni herėt dhe do tė arrini nė shtėpi".  

 

 


10


 

   Por ai njeri nuk deshi ta kalojė natėn aty; kėshtu u ngrit, u nis dhe arriti pėrballė Jebusit, qė ėshtė Jeruzalemi, me dy gomarėt e tij tė shaluar dhe me konkubinėn e tij.  

 

 


11


 

   Kur arritėn pranė Jebusit, dita kishte kaluar tėrėsisht; shėrbėtori i tha zotit tė tij: "Eja, tė lutem, tė hyjmė nė kėtė qytet tė Jebusejve dhe ta kalojmė natėn aty".  

 

 


12


 

   I zoti iu pėrgjegj: "Jo, nuk do tė hyjmė nė njė qytet tė huajsh qė nuk janė bij tė Izraelit, por do tė shkojmė deri nė Gibeah".  

 

 


13


 

   Pastaj i tha shėrbėtorit tė tij: "Eja, tė arrijmė nė njė nga kėto vende dhe ta kalojmė natėn nė Gibeah ose nė Ramah".  

 

 


14


 

   Kėshtu shkuan tutje dhe e vazhduan udhėtimin; dhe dielli perėndoi mbi ta pranė Gibeahut, qė ėshtė pronė e Beniaminit.  

 

 


15


 

   Aty u kthyen pėr tė hyrė dhe pėr tė kaluar natėn nė Gibeah. Kėshtu Leviti hyri dhe u ndal nė sheshin e qytetit; por askush nuk i priti pėr tė kaluar natėn nė shtėpinė e tij.  

 

 


16


 

   Pikėrisht nė atė kohė njė plak po kthehej nė mbrėmje nga puna e tij nė ara; ai ishte nga krahina malore e Efraimit dhe banonte si i huaj nė Gibeah, por njerėzit e vendit ishin Beniaminitė.  

 

 


17


 

   Me tė ngritur sytė, pa kalimtarin nė sheshin e qytetit. Plaku i tha: "Ku po shkon dhe nga po vjen?".  

 

 


18


 

   Leviti iu pėrgjegj: "Po shkojmė nga Betlemi i Judės nė drejtim tė pjesės mė tė largėt tė krahinės malore tė Efraimit. Unė jam qė andej dhe kisha vajtur nė Betlem tė Judės; tani po shkoj nė shtėpinė e Zotit, por nuk ka njeri qė tė mė presė nė shtėpinė e tij.  

 

 


19


 

   Megjithatė ne kemi kashtė dhe bar pėr gomarėt tanė dhe bukė e verė pėr mua, pėr shėrbėtoren tėnde dhe pėr djalin qė ėshtė bashkė me shėrbėtorin tėnd; nuk na mungon asgjė".  

 

 


20


 

   Plaku i tha: "Paqja qoftė me ty! Megjithatė mė lejo tė kujdesem pėr ēdo nevojė qė ke; por ti nuk duhet ta kalosh natėn nė shesh".  

 

 


21


 

   Kėshtu e ēoi nė shtėpinė e tij dhe u dha ushqim gomarėve; udhėtarėt lanė kėmbėt, pastaj hėngrėn dhe pinė.  

 

 


22


 

   Ndėrsa po kėnaqeshin, disa njerėz tė qyteti, njerėz tė kėqij rrethuan shtėpinė i ranė portės dhe i thanė tė zotit plak tė shtėpisė: "Nxirre jashtė atė njeri qė ka hyrė nė shtėpinė tėnde, sepse duam ta njohim!".  

 

 


23


 

   Por i zoti i shtėpisė me tė dalė jashtė, u tha atyre: "Jo, vėllezėrit e mi, mos u sillni nė mėnyrė kaq tė keqe; ky njeri erdhi nė shtėpinė time, prandaj mos kryeni njė poshtėrsi tė tillė!.  

 

 


24


 

   Ja ku janė kėtu vajza ime e virgjėr dhe konkubina e kėtij njeriu; unė do t`i nxjerr jashtė, poshtėrojini dhe bėni atė qė mendoni; por mos kryeni kundėr kėtij njeriu njė turp tė tillė!".  

 

 


25


 

   Por ata njerėz nuk e dėgjuan. Atėherė ai burrė mori konkubinėn e tij dhe ua nxori atyre; ata e njohėn dhe e pėrdorėn tėrė natėn deri nė mėngjes; e lanė tė ikė vetėm kur filloi tė zbardhė dita.  

 

 


26


 

   Ndaj tė gdhirė kjo grua erdhi e u rrėzua para portės sė shtėpisė tė njeriut pranė tė cilit rrinte burri i saj dhe mbeti aty deri sa u bė ditė.  

 

 


27


 

   Nė mėngjes burri i saj u ngrit, hapi portėn e shtėpisė dhe doli pėr tė vazhduar udhėtimin e tij; dhe ja, konkubina e tij rrinte shtrirė te porta e shtėpisė me duart nė pragun e saj.  

 

 


28


 

   Ai i tha: "Ēohu dhe eja tė shkojmė!". Por nuk mori asnjė pėrgjigje. Atėherė burri e ngarkoi mbi gomarin dhe u nisėn pėr t`u kthyer nė shtėpinė e vet.  

 

 


29


 

   Me tė arritur nė shtėpi, kapi njė thikė, mori konkubinėn e tij dhe e preu, gjymtyrė pėr gjymtyrė, nė dymbėdhjetė copa, qė i shpėrndau nė gjithė territorin e Izraelit.  

 

 


30


 

   Kushdo qė e pa kėtė tha: "Nuk ka ndodhur kurrė dhe nuk ėshtė parė asnjė herė njė gjė e tillė, qysh prej kohės qė bijtė e Izraelit dolėn nga vendi i Egjiptit e deri sot! Mbajeni parasysh kėtė gjė; kėshillohuni dhe flisni".  

 

 


Gjyqtarėt 20

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: