Albanian Bible

Gjyqtarėt 8

Gjyqtarėt

Return to Index

Chapter 9

1


 

   Abimeleku, bir i Jerubaalit, shkoi nė Sikem te vėllezėrit e nėnes sė tij dhe foli me ta dhe me gjithė familjen e atit tė nėnes sė tij, duke thėnė:  

 

 


2


 

   "U thoni gjithė banorėve tė Sikemit: "Ē`ėshtė mė e mirė pėr ju, qė tė gjithė shtatėdhjetė bijtė e Jerubaalit tė mbretėrojnė mbi ju, apo tė mbretėrojė mbi ju vetėm njė?". Dhe mos harroni qė unė rrjedh nga kocka dhe mishi juaj".  

 

 


3


 

   Vėllezėrit e nėnes sė tij i pėrhapėn kėto fjalė tė tij tėrė banorėve tė Sikemit; dhe zemra e tyre anoi nė dobi tė Abimelekut, sepse thanė: "Éshtė vėllai ynė".  

 

 


4


 

   Kėshtu i dhanė shtatėdhjetė sikla argjendi, qė i tėrhoqėn nga tempulli i Baal-Berithit, me tė cilat Abimeleku rekrutoi njerėz pa kurrfarė vlere, por trima; dhe ata i shkuan pas.  

 

 


5


 

   Pastaj ai shkoi nė shtėpinė e atit tė tij nė Ofrah dhe vrau mbi po atė gur vėllezėrit e tij, tė shtatėdhjetė bijtė e Jerubaalit. Por Jothami biri mė i vogėl i Jerubaalit, shpėtoi sepse ishte fshehur.  

 

 


6


 

   Atėherė tėrė banorėt e Sikemit dhe tėrė shtėpia e Milos u mblodhėn dhe shkuan ta shpallin mbret Abimelekun, pranė lisit tė monumentit qė gjendet nė Sikem.  

 

 


7


 

   Kur Jothami u informua pėr kėtė gjė, shkoi dhe zuri nė majėn e malit Gerezim dhe, duke ngritur zėrin, thirri: "Dėgjomėni, banorė tė Sikemit, dhe Perėndia tė mund t`ju dėgjojė!  

 

 


8


 

   Njė ditė drurėt u nisėn pėr tė vajosur njė mbret qė tė mbretėronte mbi ta; dhe i thanė ullirit: "Mbretėro mbi ne".  

 

 


9


 

   Por ulliri u pėrgjegj me kėto fjalė: "A duhet tė heq dorė nga vaji im metė cilin Perėndia dhe njerėzit nderohen, dhe tė shkoj tė shqetėsohem pėr drurėt?".  

 

 


10


 

   Atėherė drurėt i thanė fikut: "Eja ti tė mbretėrosh mbi ne".  

 

 


11


 

   Por fiku iu pėrgjegj atyre: "A duhet tė heq dorė nga ėmbėlsia ime dhe nga fruti im shumė i shijshėm dhe tė shkoj tė shqetėsohem pėr drurėt?".  

 

 


12


 

   Atėherė drurėt iu drejtuan hardhisė: "Eja ti tė mbretėrosh mbi ne".  

 

 


13


 

   Por hardhia u pėrgjegj kėshtu: "A duhet tė heq dorė nga vera ime e ėmbėl qė gėzon Perėndinė dhe njerėzit, dhe tė shkoj tė shqetėsohem pėr drurėt?".  

 

 


14


 

   Atėherė tėrė drurėt i thanė ferrės: "Eja ti tė mbretėrosh mbi ne".  

 

 


15


 

   Ferra iu pėrgjegj me kėto fjalė drurėve: "Nė rast se doni me tė vėrtetė tė mė vajosni si mbret pėr tė sunduar mbi ju, ejani tė strehoheni nėn hijen time; pėrndryshe daltė njė zjarr nga ferra dhe pėrpiftė kedrat e Libanit!".  

 

 


16


 

   Por ju nuk u suallėt me besnikėri dhe me ndershmėri duke e shpallur mbret Abimelekun, nuk mbajtėt njė qėndrim tė mirė ndaj Jerubaalit dhe shtėpisė sė tij dhe nuk e keni trajtuar siē e meritonte,  

 

 


17


 

   sepse im atė ka luftuar pėr ju, ka rrezikuar jetėn e vet dhe ju ka ēliruar nga sundimi i Madianit.  

 

 


18


 

   Kurse sot ju keni ngritur krye kundėr shtėpisė sė atit tim, keni vrarė tė shtatėdhjetė bijtė e tij mbi po atė gur dhe keni shpallur mbret tė Sikemitėve Abimelekun, birin e shėrbėtores, sepse ėshtė vėllai juaj.  

 

 


19


 

   Nė rast se sot keni vepruar me besnikėri dhe ndershmėri ndaj Jerubaalit dhe shtėpisė sė tij, atėherė e gėzofshi Abimelekun dhe ai u gėzoftė me ju!  

 

 


20


 

   Por nė rast se punėt nuk janė kėshtu, le tė dalė nga Abimeleku njė zjarr qė tė gllabėrojė banorėt e Sikemit dhe shtėpinė e Milos, dhe le tė dalė nga banorėt e Sikemit dhe nga shtėpitė e Milos njė zjarr qė tė gllabėrojė Abimelekun".  

 

 


21


 

   Pastaj Jothemi iku, ia mbathi dhe shkoi tė banojė nė Beer nga frika e vėllait tė tij Abimelek.  

 

 


22


 

   Abimeleku sundoi tre vjet mbi Izraelin.  

 

 


23


 

   Pastaj Perėndia dėrgoi njė frymė tė keq midis Abimelekut dhe banorėve tė Sikemit, dhe banorėt e Sikemit e tradhtuan Abimelekun,  

 

 


24


 

   me qėllim qė dhuna e ushtruar kundėr tė shtatėdhjetė bijve tė Jerubaalit tė zgjidhej dhe gjaku i tyre tė binte mbi vėllanė e tyre Abimelek, qė i kishte vrarė dhe mbi banorėt e Sikemit, qė e kishin ndihmuar tė vriste vėllezėrit e tij.  

 

 


25


 

   Banorėt e Sikemit vunė njerėz nė pritė kundėr tij nė majėn e maleve, dhe kėta plaēkitėn tėrė ata qė kalonin nė rrugė afėr tyre. Abimeleku u informua pėr kėtė.  

 

 


26


 

   Pastaj Gaali, bir i Ebedit, dhe vėllezėrit e tij erdhėn dhe u transferuan nė Sikem, dhe banorėt e Sikemit krijuan besim tek ai.  

 

 


27


 

   Ata dolėn nė ara, mblodhėn rrushin nė vreshtat e tyre, e shtypėn dhe bėnė festė. Pastaj hynė nė shtėpinė e zotit tė tyre, hėngrėn, pinė dhe mallkuan Abimelekun.  

 

 


28


 

   Gaali, bir i Ebedit, tha: "Kush ėshtė Abimeleku dhe ēfarė pėrfaqėson Sikemi, pse duhet t`i shėrbejmė? A nuk ėshtė vallė bir i Jerubaalit, dhe a nuk ėshtė Zebuli mėkėmbėsi i tij? Mė mirė u shėrbeni njerėzve tė Hamorit atit tė Sikemit! Po pse u dashka qė ne t`i shėrbejmė kėtij njeriu?  

 

 


29


 

   Po ta kisha kėtė popull nėn urdhrat e mia, unė do ta kisha dėbuar Abimelekun!". Pastaj i tha Abimelekut: "Forcoje ushtrinė tėnde dhe mė dil pėrpara!".  

 

 


30


 

   Kur Zebuli, qeveritar i qytetit, dėgjoi kėto fjalė tė Gaalit, birit tė Ebedit, u zemėrua shumė,  

 

 


31


 

   dhe i dėrgoi fshehurazi lajmėtarė Abimelekut pėr t`i thėnė: "Ja, Gaali, bir i Ebedit, dhe vėllezėrit e tij kanė ardhur nė Sikem; ata po e ngrenė qytetin kundėr teje.  

 

 


32


 

   Prandaj ēohu natėn, ti dhe njerėzit e tu, dhe zėru pritė nė fushė;  

 

 


33


 

   dhe nesėr nė mėngjes, sa tė lindė dielli do tė ngrihesh dhe do t`i sulesh qytetit. Kur pastaj Gaali me gjithė njerėzit qė janė me tė do tė dalė kundėr teje, ti do t`i bėsh atė qė beson se ėshtė mė e pėrshtatshme".  

 

 


34


 

   Abimeleku dhe tėrė njerėzit qė ishin me tė u ngritėn natėn dhe zunė njė pritė kundėr Sikemit, tė ndarė nė katėr grupe.  

 

 


35


 

   Kur Gaali, bir i Ebedit, doli dhe u ndal nė hyrjen e portės sė qytetit, Abimeleku doli nga prita me gjithė njerėzit qė ishin me tė.  

 

 


36


 

   Duke i parė ata njerėz, Gaali i tha Zebulit: "Ja, disa njerėz qė zbresin nga maja e maleve". Por Zebuli iu pėrgjegj: "Hijet e maleve tė duken ty si njerėz".  

 

 


37


 

   Gaali nisi pėrsėri tė flasė, duke thėnė: "Shiko, ka njerėz qė zbresin nga majat e lartėsive tė vendit, dhe njė grup tjetėr po vjen nga rruga e lisit tė shortarėve".  

 

 


38


 

   Atėherė Zebuli i tha: "Ku e ke kapadaillėkun, kur thoje: "Kush ėshtė Abimeleku, pse duhet t`i shėrbejmė?". A nuk ėshtė ky popull qė ti pėrēmoje? Dil, pra, pėrpara dhe lufto kundėr tij!".  

 

 


39


 

   Atėherė Gaali doli nė krye tė banorėve tė Sikemit dhe i nisi betejėn kundėr Abimelekut.  

 

 


40


 

   Por Abimeleku e ndoqi dhe ai iku me vrap para tij; shumė njerėz ranė pėr tokė tė plagosur pėr vdekje deri nė hyrje tė portės.  

 

 


41


 

   Abimeleku u ndal pastaj nė Arumah, dhe Zebuli dėboi Gaalin dhe vėllezėrit e tij, qė nuk qėndruan dot mė nė Sikem.  

 

 


42


 

   Tė nesėrmen populli i Sikemit doli nėpėr fusha; Abimeleku u informua pėr kėtė.  

 

 


43


 

   Atėherė ai mori njerėzit e tij, i ndau nė tre grupe dhe zuri pritė nė fusha; kur pa qė populli po dilte nga qyteti, ai u hodh kundėr tij dhe bėri kėrdinė.  

 

 


44


 

   Pastaj Abimeleku dhe njerėzit qė ishin me tė u sulėn pėrpara dhe zunė hyrjen e portės sė qytetit, kurse dy grupet e tjera u sulėn mbi tėrė ata qė ishin nėpėr fusha dhe bėnė kėrdinė.  

 

 


45


 

   Abimeleku e pushtoi me sulm po atė ditė qytetin dhe vrau popullin qė gjendej nė tė; pastaj e sheshoi qytetin dhe aty hodhi kripė.  

 

 


46


 

   Kur tė gjithė banorėt e kalasė sė Sikemit dėgjuan kėtė ngjarje, u tėrhoqėn nė kullėn kryesore tė tempullit tė perėndisė Berith.  

 

 


47


 

   Kėshtu i thanė Abimelekut qė tėrė banorėt e kalasė sė Sikemit ishin mbledhur bashkė.  

 

 


48


 

   Atėherė Abimeleku u ngjit nė malin Tsalmon, ai vetė bashkė me njerėzit e tij; pastaj Abimeleku kapi njė sėpatė, preu degėn e njė druri, e ngriti dhe e vuri mbi shpatullat e tij; padstaj u tha njerėzve qė ishin me tė: "Atė qė patė qė unė bėra, bėjeni shpejt edhe ju!".  

 

 


49


 

   Kėshtu secili prej tyre preu njė degė dhe shkoi pas Abimeleku; i vendosėn degėt pėrballė kullės kryesore dhe e dogjėn atė. Kėshtu gjetėn vdekjen gjithė njerėzit e kalasė sė Sikemit, pothuajse njė mijė veta, gra e burra.  

 

 


50


 

   Pastaj Abimeleku shkoi nė Thebets, e rrethoi dhe e pushtoi.  

 

 


51


 

   Nė mes tė qytetit kishte njė kullė tė fortifikuar, ku ishin strehuar tėrė njerėzit e qytetit, gra e burra; u mbyllėn brenda dhe hipėn mbi ēatinė e kullės.  

 

 


52


 

   Kėshtu Abimeleku arriti nė kėmbėt e kalasė dhe e sulmoi; iu afrua pastaj portės sė kalasė pėr t`i vėnė flakėn.  

 

 


53


 

   Por njė grua hodhi poshtė pjesėn e sipėrme tė njė mokre mbi kokėn e Abimelekut dhe i theu kafkėn.  

 

 


54


 

   Ai thirri menjėherė tė riun qė i mbante armėt dhe i tha: "Nxirre shpatėn dhe mė vrit, qė tė mos thonė: "E vrau njė grua!"". Kėshtu i riu e shpoi tejembanė dhe ai vdiq.  

 

 


55


 

   Kur Izraelitėt panė qė Abimeleku kishte vdekur, secili u kthye nė shtėpinė e tij.  

 

 


56


 

   Kėshtu Perėndia ia shkarkoi Abimelekut tė keqen qė kishte bėrė kundėr atit tė tij, duke vrarė shtatėdhjetė vėllezėrit e tij.  

 

 


57


 

   Perėndia bėri qė tė binte mbi kokėn e njerėzve tė Sikemit tėrė e keqja e bėrė; kėshtu kundėr tyre u realizua mallkimi i Jothamit, birit tė Jerubaalit.  

 

 


Gjyqtarėt 10

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: