Albanian Bible

Jozueu 13

Jozueu

Return to Index

Chapter 14

1


 

   Kėto janė territoret qė bijtė e Izraelit morėn si trashėgimi nė vendin e Kanaanit, dhe qė prifti Eleazar, Jozueu, bir i Nunit, dhe kryetarėt e familjeve tė fiseve tė bijve tė Izraelit u ndanė atyreve si trashėgimi.  

 

 


2


 

   Trashėgimia e tyre u vendos me short, ashtu si u kishte urdhėruar Zoti me anė tė Moisiut nėntė fiseve dhe gjysmės sė fisit,  

 

 


3


 

   sepse dy fiseve tė tjera dhe gjysmės sė fisit, Moisiu u kishte dhėnė trashėgiminė e tyre matanė Jordanit; por nuk u kishte dhėnė asnjė trashėgimi Levitėve,  

 

 


4


 

   sepse bijtė e Jozefit formonin dy fise, atė tė Manasit dhe atė tė Efraimit; Levitėve nuk iu dha asnjė pjesė nė vend, por vetėm disa qytete pėr tė banuar bashkė me kullota pėr bagėtinė e tyre dhe pasuritė qė kishin.  

 

 


5


 

   Bijtė e Izraelit vepruan ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun dhe e ndanė vendin.  

 

 


6


 

   Atėherė bijtė e Judės u paraqitėn para Jozueut nė Gilgal; dhe Kalebi, bir i Jefunehut, Kenizeu, i tha: "Ti e di atė qė Zoti i tha Moisiut, njeriut tė Perėndisė, lidhur me mua dhe me ty nė Kadesh-Barnea.  

 

 


7


 

   Unė isha dyzet vjeē kur Moisiu, shėrbėtori i Zotit, mė dėrgoi nė Kadesh-Barnea pėr tė vėzhguar vendin; unė i paraqita njė raport ashtu si ma thoshte zemra.  

 

 


8


 

   Ndėrsa vėllezėrit e mi qė kishin ardhur me mua e shkurajuan popullin, unė ndoqa plotėsisht Zotin, Perėndinė tim.  

 

 


9


 

   Atė ditė Moisiu bėri kėtė betim: "Toka qė ke shkelur me kėmbė do tė jetė trashėgimia jote dhe e bijve tė tu pėr gjithnjė, sepse ke ndjekur plotėsisht Zotin, Perėndinė tim".  

 

 


10


 

   Dhe ja, tani Zoti mė ka ruajtur tė gjallė, siē e kishte thėnė, kėto dyzet e pesė vjet qė kur Zoti i tha kėto fjalė Moisiut, ndėrsa Izraeli endej nėpėr shkretėtirė; dhe ja, sot u bėra tetėdhjetė e pesė vjeē.  

 

 


11


 

   Por sot jam akoma i fortė si ditėn qė Moisiu mė nisi; po atė fuqi qė kisha atėherė e kam edhe tani, qoftė pėr tė luftuar, qoftė pėr tė shkuar dhe pėr tė ardhur.  

 

 


12


 

   Prandaj ma jep kėtė mal pėr tė cilin foli Zoti atė ditė; sepse ti vetė e dėgjove atė ditė qė aty ishin Anakimėt dhe kishte qytete tė mėdha dhe tė fortifikuara. Nė rast se Zoti do tė jetė me mua, unė do t`i dėboj, ashtu si ka thėnė Zoti".  

 

 


13


 

   Atėherė Jozueu e bekoi dhe i dha si trashėgimi Hebronin Kalebit, djalit tė Jefunehut.  

 

 


14


 

   Pėr kėtė arėsye Hebroni ka mbetur pronė e Kalebit, birit tė Jefunehut, Kenizeu, deri nė ditėn e sotme, sepse ai ka ndjekur plotėsisht Zotin, Perėndinė e Izraelit.  

 

 


15


 

   Mė parė Hebroni quhej Kirjath-Arba, Arba pati qenė njeriu mė i madh nė radhėt e Anakimėve. Dhe vendi nuk pati mė luftė.  

 

 


Jozueu 15

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: