Albanian Bible

Eksodi 21

Eksodi

Return to Index

Chapter 22

1


 

   "Nė rast se ndokush vjedh njė ka a njė dele dhe i vret ose i shet, do tė kthejė pesė qe pėr kaun dhe katėr dele pėr delen.  

 

 


2


 

   Nė rast se vjedhėsi, i kapur kur po bėn njė thyerje, rrihet dhe vdes, pronari nuk ėshtė fajtor pėr vrasjen e tij.  

 

 


3


 

   Nė rast se dielli ishte ngritur kur ndodhi ngjarja, ai ėshtė fajtor pėr vrasje. Hajduti duhet ta lajė dėmin; dhe po tė jetė se nuk ka me se ta lajė, shitet pėr vjedhjen e kryer prej tij.  

 

 


4


 

   Nė rast se gjėja e vjedhur, qoftė ka ose gomar ose dele, gjendet e gjallė nė duart e tij, do tė kthejė dyfishin e saj.  

 

 


5


 

   Nė rast se ndokush dėmton njė arė ose njė vresht, duke i lėshuar kafshėt e tij tė kullosin nė arėn e njė tjetri, do ta lajė dėmin e bėrė me atė qė ka mė tė mirė nė arėn dhe nė vreshtin e tij.  

 

 


6


 

   Nė rast se njė zjarr pėrhapet dhe shtrihet deri te ferrat kėshtu qė digjet gruri nė duaj ose gruri nė kėmbė ose ara, ai qė ka ndezur zjarrin do ta lajė dėmin.  

 

 


7


 

   Nė rast se dikush i jep fqinjit tė vet para ose sende pėr ruajtje, dhe kėto vidhen nga shtėpia e kėtij, nė rast se gjendet vjedhėsi, ai do tė kthejė dyfishin.  

 

 


8


 

   Nė rast se nuk gjendet vjedhėsi, i zoti i shtėpisė do tė dėrgohet para Perėndisė pėr t`u betuar se nuk ka vėnė dorė mbi pasurinė e fqinjit tė tij.  

 

 


9


 

   Pėr ēfarėdo lloj krimi, fjala vjen qoftė edhe pėr njė ka, njė gomar, njė dele, njė veshje apo ēfarėdo sendi tė humbur qė njė tjetėr thotė se ėshtė i tij, ēėshtja e tė dy palėve do tė shtrohet para Perėndisė; ai qė Perėndia do tė dėnojė, do t`i kthejė dyfishin fqinjit tė tij.  

 

 


10


 

   Nė qoftė se ndokush i jep pėr ruajtje fqinjit tė tij njė gomar, njė ka, njė dele apo ēfarėdo lloj tjetėr kafshe, dhe kjo ngordh ose plagoset ose dhe merret pa e parė njeri,  

 

 


11


 

   tė dy palėt do tė betohen para Zotit pėr tė mėsuar nė se marrėsi nė dorėzim nuk ka vėnė dorė mbi pasurinė e fqinjit tė tij. I zoti i gjėsė do tė pranojė betimin, dhe tjetri nuk do tė jetė i detyruar tė lajė dėmet.  

 

 


12


 

   Por nė qoftė se gjėja i ėshtė vjedhur, ai duhet ta lajė dėmin qė ka pėsuar i zoti.  

 

 


13


 

   Nė qoftė se kafsha ėshtė shqyer, do ta ēojė si provė, dhe nuk do tė jetė i detyruar tė dėmshpėrblejė kafshėn e shqyer.  

 

 


14


 

   Nė qoftė se dikush merr hua nga fqinji i tij njė kafshė, dhe kjo plagoset apo ngordh kur i zoti nuk ėshtė i pranishėm, ai duhet tė dėmshpėrblejė dėmin.  

 

 


15


 

   Nė qoftė se i zoti ėshtė i pranishėm, nuk do tė dėmshpėrblejė dėmin; nė qoftė se kafsha ėshtė marrė me qira, ajo pėrfshihet nė ēmimin e qirasė.  

 

 


16


 

   Nė qoftė se dikush mashtron njė vajzė ende tė pafejuar dhe bie nė shtrat me tė, duhet tė paguajė pėr pajėn e saj dhe ta marrė pėr grua.  

 

 


17


 

   Nė qoftė se ati refuzon prerazi t`ia japė, ai do tė paguajė shumėn e kėrkuar pėr pajėn e vajzave tė virgjėra.  

 

 


18


 

   Nuk do ta lėsh tė jetojė shtrigėn.  

 

 


19


 

   Kush ēiftėzohet me njė kafshė do tė dėnohet me vdekje.  

 

 


20


 

   Kush i bėn flijime njė perėndie tjetėr, veē Zotit, do tė shfaroset.  

 

 


21


 

   Mos keqtrajto tė huajin dhe mos e mundo, sepse edhe ju ishit tė huaj nė vendin e Egjiptit.  

 

 


22


 

   Nuk do tė mundosh asnjė grua tė ve, as asnjė jetim.  

 

 


23


 

   Nė rast se i mundon ata nė njė farė mėnyre dhe ata bėrtasin nė drejtimin tim, unė do ta dėgjoj pa tjetėr britmėn e tyre;  

 

 


24


 

   do tė zemėrohem dhe do t`ju vras me shpatė; gratė tuaja do tė mbeten tė veja dhe bijtė tuaj jetimė.  

 

 


25


 

   Nė rast se ti i jep para hua dikujt nga populli yt, tė varfrin qė ėshtė me ty, nuk do ta trajtosh si fajdexhi; nuk do t`i imponosh asnjė kamatė.  

 

 


26


 

   Nė qoftė se merr peng rrobėn e fqinjit tėnd, do t`ia kthesh para se tė perėndojė dielli,  

 

 


27


 

   sepse ajo ėshtė e vetmja mbulesė e tij dhe veshja me tė cilėn mbėshtjell trupin. Me se tjetėr mund tė flinte ai? Dhe po tė ndodhė qė ai tė mė drejtohet mua, unė do ta dėgjoj, sepse jam mėshirėplotė.  

 

 


28


 

   Mos blasfemo Perėndinė dhe mos mallko princin e popullit tėnd.  

 

 


29


 

   Mos ngurro tė mė japėsh detyrimin nga korrja jote dhe nga ajo qė rrjedh nga mokrrat e tua. Do tė mė japėsh tė parėlindurin e bijve tė tu.  

 

 


30


 

   Do tė veprosh njėlloj me lopėn dhe me delen tėnde: pjella e tyre e parė do tė rrijė shtatė ditė pranė nėnės; ditėn e tetė do tė ma japėsh mua.  

 

 


31


 

   Ju do tė jeni pėr mua njerėz tė shenjtė; nuk do tė hani mish tė asnjė kafshe tė shqyer nė fusha; hidhuani atė qenve".  

 

 


Eksodi 23

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: