Albanian Bible

Eksodi 15

Eksodi

Return to Index

Chapter 16

1


 

   Pastaj ata u nisėn nga Elimi dhe tėrė asambleja e bijve tė Izraelit arriti nė shkretėtirėn e Sinit, qė ndodhet midis Elimit dhe Sinait, ditėn e pesėmbėdhjetė tė muajit tė dytė mbas nisjes sė tyre nga vendi i Egjiptit.  

 

 


2


 

   Dhe tėrė asambleja e bijve tė Izraelit murmuriti kundėr Moisiut dhe Aaronit nė shkretėtirė.  

 

 


3


 

   Bijtė e Izraelit u thanė atyre: "Ah, le tė kishim vdekur nga dora e Zotit nė vendin e Egjiptit, ku uleshim pranė tenxhereve me mish dhe hanim bukė sa ngopeshim! Sepse ju na ēuat nė kėtė shkretėtirė qė tė vdesė nga uria tėrė kjo asamble".  

 

 


4


 

   Zoti i tha Moisiut: "Ja, unė do tė bėj qė tė bjerė manė mbi juve nga qielli; dhe populli do tė dalė ēdo ditė pėr tė mbledhur racionin e ditės, sepse unė dua ta vė nė provė pėr tė parė nė se do tė ecė ose jo simbas ligjit tim.  

 

 


5


 

   Por ditėn e gjashtė, kur do tė pėrgatisin nozullimin qė duhet tė ēojnė nė shtėpi, ai do tė jetė dyfishi i atij qė mbledhin ēdo ditė".  

 

 


6


 

   Atėherė Moisiu dhe Aaroni u thanė gjithė bijve tė Izraelit: "Nė mbrėmje do tė mėsoni qė Zoti ėshtė ai qė ju nxori nga vendi i Egjiptit;  

 

 


7


 

   dhe nė mėngjes keni pėr tė parė lavdinė e Zotit, sepse ai i ka dėgjuar murmuritjet tuaja kundėr Zotit; por ne ēfarė jemi qė murmurisni kundėr nesh?".  

 

 


8


 

   Moisiu tha akoma: "Kjo ka pėr tė ndodhur, kur Zoti do t`ju japė mish pėr tė ngrėnė nė mbrėmje dhe bukė qė tė ngopeni nė mėngjes, sepse Zoti i dėgjoi murmuritjet tuaja kundėr tij. Po ne ēfarė jemi? Murmuritjet tuaja nuk janė kundėr nesh, por kundėr Zotit".  

 

 


9


 

   Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Thuaji gjithė asamblesė sė bijve tė Izraelit: "Afrohuni para Zotit, sepse ai i dėgjoi murmuritjet tuaja"".  

 

 


10


 

   Ndėrsa Aaroni i fliste tėrė asamblesė sė bijve tė Izraelit, ata u sollėn drejt shkretėtirės; dhe ja lavdia e Zotit u shfaq nė re.  

 

 


11


 

   Dhe Zoti i foli Moisiut, duke i thėnė:  

 

 


12


 

   "Unė i dėgjova murmuritjet e bijve tė Izraelit; folu atyre, duke thėnė: "Nė tė ngrysur do tė hani mish dhe nė mėngjes do tė ngopeni me bukė; dhe do tė mėsoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj"".  

 

 


13


 

   Dhe kėshtu, aty nga mbrėmja ndodhi qė shkurtat u ngritėn dhe mbuluan kampin; dhe nė mėngjes kishte njė shtresė vese rreth kampit.  

 

 


14


 

   Pastaj shtresa e vesės u zhduk, dhe ja, mbi sipėrfaqen e shkretėtirės u duk njė gjė e hollė dhe e rrumbullakėt, e hollė si bryma mbi tokė.  

 

 


15


 

   Kur bijtė e Izraelit e panė, i thanė njeri tjetrit: "Ēfarė ėshtė?", sepse nuk e dinin se ē`ishte. Dhe Moisiu u tha atyre: "Kjo ėshtė buka qė Zoti iu dha pėr tė ngrėnė.  

 

 


16


 

   Ja ēfarė ka urdhėruar Zoti: Secili tė mbledhė aq sa i duhet pėr ushqimin e tij, njė omer pėr frymė, sipas numrit tė personave qė jeni; secili nga ju tė marrė pėr ata qė janė nė ēadrėn e tij".  

 

 


17


 

   Bijtė e Izraelit vepruan kėshtu; disa prej tyre mblodhėn mė tepėr dhe tė tjerėt mė pak.  

 

 


18


 

   E matėn me omerin; dhe kush kishte mbledhur shumė nuk pati tepricė; dhe kush kishte mbledhur mė pak nuk pati mangut. Gjithkush mblodhi simbas nevojės sė tij pėr ushqim.  

 

 


19


 

   Pastaj Moisiu u tha atyre: "Asnjeri tė mos e lėrė tė teprojė pėr nesėr nė mėngjes".  

 

 


20


 

   Por ata nuk iu bindėn Moisiut dhe disa prej tyre lanė teprica edhe pėr tė nesėrmen; ajo u kalb duke prodhuar krimba dhe doli njė erė e keqe; dhe Moisiu u zemėrua me ta.  

 

 


21


 

   Kėshtu e mblidhnin ēdo mėngjes; secili sipas nevojės sė tij pėr ushqim; por kur dielli bėhej i nxehtė, mana e mbledhur shkrihej.  

 

 


22


 

   Kėshtu ditėn e gjashtė mblodhėn njė racion tė dyfishtė buke, dy omerė pėr secilin prej tyre. Dhe tė gjithė krerėt e asamblesė erdhėn pėr t`ia referuar Moisiut.  

 

 


23


 

   Atėherė ai u tha: "Kjo ėshtė ajo qė ka thėnė Zoti: Nesėr ėshtė njė ditė solemne pushimi, njė e shtunė e shenjtė pėr Zotin; piqni sot atė qė duhet tė piqni dhe zieni atė qė duhet tė zieni; dhe ēdo gjė qė ju tepron, vėreni mėnjanė dhe ruajeni deri nesėr".  

 

 


24


 

   Ata pra e ruajtėn deri tė nesėrmen, ashtu si kishte urdhėruar Moisiu; dhe ushqimet e ruajtura nuk lėshuan erė tė keqe dhe nuk prodhuan krimba.  

 

 


25


 

   Moisiu tha: "Hajeni sot, se sot ėshtė e shtuna e shenjtė e Zotit; sot nuk do ta gjeni nėpėr fushat.  

 

 


26


 

   Mblidhni gjatė gjashtė ditėve; sepse ditėn e shtatė nuk do ta gjeni mė".  

 

 


27


 

   Dhe ditėn e shtatė ndodhi qė disa njerėz nga populli dolėn pėr ta mbledhur, por nuk e gjetėn.  

 

 


28


 

   Atėherė Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do tė kundėrshtoni tė zbatoni urdhėrimet e mia dhe ligjet e mia?  

 

 


29


 

   Mos harroni qė Zoti ju ka dhėnė tė shtunėn; pėr kėtė arėsye ditėn e gjashtė ju jep bukė pėr dy ditė. Secili tė qėndrojė nė vendin e tij; asnjeri tė mos dalė nga ēadra e tij ditėn e shtatė".  

 

 


30


 

   Kėshtu populli pushoi ditėn e shtatė.  

 

 


31


 

   Dhe shtėpia e Izraelit e quajti Mana; ajo ishte e ngjashme me farėn e koriandrit, e bardhė dhe me shijen e revanisė qė bėhet me mjaltė.  

 

 


32


 

   Pastaj Moisiu tha: "Kjo ėshtė ajo qė Zoti ka urdhėruar: "Mbush me tė njė omer, me qėllim qė tė ruhet pėr pasardhėsit tuaj, qė ata tė shohin bukėn qė ju bėra tė hani nė shkretėtirė, kur ju nxora nga vendi i Egjiptit"".  

 

 


33


 

   Moisiu i tha pastaj Aaronit: "Merr njė enė, vėr brenda saj njė omer tė plotė mane dhe vendose para Zotit, me qėllim qė tė ruhet pėr pasardhėsit tuaj".  

 

 


34


 

   Ashtu si e kishte urdhėruar Zoti Moisiun, Aaroni e vendosi para Dėshmisė, qė tė ruhej.  

 

 


35


 

   Dhe bijtė e Izraelit hėngrėn manėn dyzet vjet, deri sa arritėn nė njė vend tė banuar; hėngrėn manėn deri sa arritėn nė kufirin e vendit tė Kanaanit.  

 

 


36


 

   Omeri ėshtė e dhjeta pjesė e efės.  

 

 


Eksodi 17

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: