Albanian Bible

Eksodi 11

Eksodi

Return to Index

Chapter 12

1


 

   Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit nė vendin e Egjiptit, duke u thėnė:  

 

 


2


 

   "Ky muaj do tė jetė pėr ju muaji mė i rėndėsishėm, do tė jetė pėr ju muaji i parė i vitit.  

 

 


3


 

   I thoni gjithė asamblesė sė Izraelit: "Ditėn e dhjetė tė kėtij muaji, ēdo burrė tė marrė pėr vete njė qengj, sipas madhėsisė sė familjes tė tė atit, njė qengj pėr shtėpi.  

 

 


4


 

   Por nė qoftė se shtėpia ėshtė tepėr e vogėl pėr njė qengj, le tė marrė njė sė bashku me fqinjin mė tė afėrt, duke llogaritur numrin e personave; ju do tė pėrcaktoni sasinė e qengjit tė nevojshėm, nė bazė tė asaj qė ēdonjėri mund tėhajė.  

 

 


5


 

   Qengji juaj duhet tė jetė pa tė meta, mashkull, motak; mund tė merrni njė qengj ose njė kec.  

 

 


6


 

   Do ta ruani deri nė ditėn e katėrmbėdhjetė tė kėtij muaji, dhe tėrė asambleja e popullit tė Izraelit do ta therė atė nė tė ngrysur.  

 

 


7


 

   Pastaj do tė marrin nga ai gjak dhe do ta vėnė mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtėpive ku do ta hanė.  

 

 


8


 

   Do tė hanė mishin e pjekur nė zjarr, po atė natė, do ta hanė atė me bukė pa maja dhe me barishte tė hidhura.  

 

 


9


 

   Nuk do tė hani fare mish tė gjallė apo tė zier nė ujė, por tė pjekur nė zjarr me kokėn, kėmbėt dhe tė brendshmet.  

 

 


10


 

   Dhe nuk do tė lini asnjė mbetje deri nė mėngjes; dhe ē`tė mbetet deri nė mėngjes, do ta digjni nė zjarr.  

 

 


11


 

   Do ta hani nė kėtė mėnyrė: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj nė dorė; do tė hani me nxitim: se ėshtė Pashka e Zotit.  

 

 


12


 

   Atė natė unė do tė kaloj nėpėr vendin e Egjiptit dhe do tė godas ēdo tė parėlindur nė vendin e Egjiptit, qoftė njeri apo kafshė, dhe do t`i jap hakun gjithė perėndive tė Egjiptit. Unė jam Zoti.  

 

 


13


 

   Dhe gjaku do tė jetė pėr ju njė shenjė mbi shtėpitė ku ndodheni; kur unė tė shoh gjakun do tė kaloj tutje dhe nuk do tė ketė plagė mbi ju pėr t`ju zhdukur, kur tė godas vendin e Egjiptit.  

 

 


14


 

   Ajo ditė do tė jetė pėr ju njė ditė pėr t`u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festė kushtuar Zotit; do ta kremtoni nėpėr kohėra si ligj tė pėrjetshėm.  

 

 


15


 

   Pėr shtatė ditė do tė hani bukė tė ndorme. Ditėn e parė do tė kujdeseni tė hiqni ēdo maja nga shtėpitė tuaja, sepse kushdo qė do tė hajė bukė tė mbrujtur, nga dita e parė deri nė tė shtatėn, do tė kėputet nga Izraeli.  

 

 


16


 

   Ditėn e parė do tė keni njė mbledhje tė shenjtė, dhe njė mbledhje tė shenjtė edhe ditėn e shtatė. Tė mos bėhet asnjė punė ato ditė; tė pėrgatitet vetėm ajo qė do tė hajė secili dhe asgjė tjetėr.  

 

 


17


 

   Do tė kremtoni, pra, festėn e tė ndormėve, sepse pikėrisht nė kėtė ditė bėra tė dalin radhėt tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, kėtė ditė nėpėr kohėra si ligj tė pėrjetshėm.  

 

 


18


 

   Gjatė muajit tė parė, nga dita e katėrmbėdhjetė e muajit, nė mbrėmje, deri ditėn e njėzetenjėtė, nė mbrėmje, do tė hani bukė tė ndorme.  

 

 


19


 

   Pėr shtatė ditė tė mos gjendet maja nė shtėpitė tuaja, sepse kushdo qė do tė hajė diēka tė mbrujtur, do tė kėputet nga asambleja e Izraelit, qoftė ai i huaj apo i lindur nė vend.  

 

 


20


 

   Nuk do tė hani asgjė tė mbrujtur; nė tė gjitha banesat tuaja do tė hani bukė tė ndorme"".  

 

 


21


 

   Moisiu, pra, thirri gjithė pleqtė e Izraelit dhe u tha atyre: "Shkoni dhe merrni qengja pėr ju dhe pėr familjet tuaja, dhe flijoni Pashkėt.  

 

 


22


 

   Pastaj do tė merrni njė tufėz hisopi, do ta ngjyeni nė gjakun qė ėshtė nė legen, dhe me gjakun qė ėshtė nė legen do tė spėrkatni arkitraun dhe tė dy shtalkat e dyerve; dhe asnjė prej jush nuk do tė dalė nga dera e shtėpisė sė tij deri nė mėngjes.  

 

 


23


 

   Sepse Zoti do tė kalojė pėr tė goditur Egjiptasit; po, kur do tė shohė gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do tė kalojė mė tej derės dhe nuk do ta lejojė shkatėrruesin tė hyjė nė shtėpitė tuaja pėr t`ju goditur.  

 

 


24


 

   Zbatojeni, pra, kėtė si njė porosi tė pėrjetshme pėr ju dhe pėr bijtė tuaj.  

 

 


25


 

   Kur tė hyni nė vendin qė do t`ju japė Zoti, siē e ka thėnė, zbatoni kėtė rit.  

 

 


26


 

   Kur bijtė tuaj do t`ju pyesin: "Ē`kuptim ka ky rit pėr ju?",  

 

 


27


 

   ju do t`u pėrgjigjeni: "Kjo ėshtė flija e Pashkės sė Zotit, qė kaloi tej shtėpive tė bijve tė Izraelit nė Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtėpitė tona"". Dhe populli u pėrkul dhe adhuroi.  

 

 


28


 

   Atėherė bijtė e Izraelit shkuan dhe vepruan ashtu; ata bėnė ashtu si i kishte urdhėruar Zoti Moisiun dhe Aaronin.  

 

 


29


 

   Prandaj ndodhi qė nė mesnatė Zoti goditi tėrė tė parėlindurit nė vendin e Egjiptit, qė nga i parėlinduri i Faraonit qė rrinte mbi fronin e tij, deri te i parėlinduri i tė burgosurit qė ishte nė burg, si dhe ēdo pjellė e parė e bagėtive.  

 

 


30


 

   Kėshtu Faraoni u ngrit natėn, ai me gjithė shėrbėtorėt e tij dhe gjithė Egjiptasit; dhe u dėgjua njė klithmė e madhe nė Egjipt, sepse nuk kishte shtėpi ku tė mos kishte njė tė vdekur.  

 

 


31


 

   Atėherė ai thirri Moisiun dhe Aaronin natėn dhe u tha: "Ēohuni dhe largohuni nga mesi i popullit tim, ju dhe bijtė e Izraelit; dhe shkoni t`i shėrbeni Zotit, siē e keni thėnė.  

 

 


32


 

   Merrni me vete kopetė e bagėtive tė imta dhe tė trasha, siē keni thėnė, dhe shkoni; dhe mė bekoni edhe mua!".  

 

 


33


 

   Dhe Egjiptasit e nxisnin popullin pėr tė shpejtuar nisjen nga vendi, sepse thonin: "Do tė vdesim tė gjithė".  

 

 


34


 

   Populli mori me vete brumin e bukės para se ai tė vinte; i mbėshtolli magjet e tij me rroba trupi dhe i vuri mbi kurriz.  

 

 


35


 

   Dhe bijtė e Izraelit bėnė ashtu siē i kishte thėnė Moisiu dhe u kėrkuan Egjiptasve sende argjendi, sende ari dhe rroba;  

 

 


36


 

   dhe Zoti bėri qė Egjiptasit ta shikonin me sy tė mirė popullin dhe t`i jepnin atė qė kėrkonte. Kėshtu i zhveshėn Egjiptasit.  

 

 


37


 

   Bijtė e Izraelit u nisėn nga Ramsesi pėr nė Sukoth, ishin rreth gjashtėqind mijė njerėz mė kėmbė, pa llogaritur fėmijėt.  

 

 


38


 

   Dhe me ta iku gjithashtu njė pėrzierje e madhe njerėzish, bashkė me kopetė e tyre tė bagėtive tė imta dhe tė trasha, njė numėr i madh kafshėsh.  

 

 


39


 

   Dhe ata e poqėn brumin qė kishin sjellė nga Egjipti, duke bėrė kuleēė tė ndormė; nė fakt brumi nuk kishte maja, sepse ata u dėbuan nga Egjipti dhe nuk mundėn tė mėnojnė, as tė pėrgatisin rezerva pėr udhėtimin.  

 

 


40


 

   Koha qė bijtė e Izraelit kaluan nė Egjipt qe katėrqind e tridhjetė vjet.  

 

 


41


 

   Nė fund tė katėrqind e tridhjetė vjetėve, pikėrisht atė ditė, ndodhi qė tė gjitha radhėt e Zotit dolėn nga vendi i Egjiptit.  

 

 


42


 

   Kjo ėshtė njė natė pėr t`u kremtuar pėr nder tė Zotit, sepse ai i nxori nga vendi i Egjiptit; kjo natė do tė jetė njė kremtim solemn ndaj Zotit, pėr tė gjithė bijtė e Izraelit brez pas brezi.  

 

 


43


 

   Pastaj Zoti i tha Moisiut dhe Aaronit: "Ky ėshtė rregulli i Pashkėve: asnjė i huaj nuk do tė hajė;  

 

 


44


 

   por ēdo skllav, i blerė me para, mbasi tė jetė rrethprerė, mund tė hajė.  

 

 


45


 

   Tė ardhurit dhe mercenarėt nuk do tė hanė.  

 

 


46


 

   Qengji do tė hahet vetėm nė njė shtėpi; asnjė pjesė tė mishit tė tij nuk do ta nxirrni jashtė shtėpisė dhe nuk do tė thyeni asnjė kockė tė tij.  

 

 


47


 

   Tėrė asambleja e Izraelit do ta kremtojė atė.  

 

 


48


 

   Dhe kur njė i huaj do tė banojė me ty do tė dojė tė kremtojė Pashkėt pėr nder tė Zotit, tėrė meshkujt e familjes sė tij duhet tė rrethpriten mė parė dhe pastaj ai le tė afrohet pėr tė kremtuar kėtė ditė, ai do tė konsiderohet si i lindur nė vend; por asnjė i parrethprerė s`ka pėr tė ngrėnė.  

 

 


49


 

   Do tė ketė njė ligj tė vetėm pėr atė qė ka lindur nė vend dhe pėr tė huajin qė banon me ju".  

 

 


50


 

   Tėrė bijtė e Izraelit vepruan nė kėtė mėnyrė; ata bėnė pikėrisht atė qė Zoti i kishte urdhėruar Moisiut dhe Aaronit.  

 

 


51


 

   Kėshtu ndodhi qė pikėrisht atė ditė Zoti i bėri bijtė e Izraelit tė dalin nga vendi i Egjiptit, simbas radhėve tė tyre.  

 

 


Eksodi 13

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Software is Available At These Sites: